Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Dr. Shefqet Krasniqi Erdhi tetori, e me të erdhi edhe vjeshta, kjo stinë edhe pse e zymtë megjithatë e bukur, e cila ia ndryshon tërësisht pamjen natyrës. I lartësuar qoftë Allahu që çdo gjë krijoi urtësisht dhe prej nesh kërkoi zbulimin e këtyre urtësive ku në secilën prej tyre fshihet një kod i lumturisë […]
Dr. Shefqet Krasniqi Erdhi tetori, e me të erdhi edhe vjeshta, kjo stinë edhe pse e zymtë megjithatë e bukur, e cila ia ndryshon tërësisht pamjen natyrës. I lartësuar qoftë Allahu që çdo gjë krijoi urtësisht dhe prej nesh kërkoi zbulimin e këtyre urtësive ku në secilën prej tyre fshihet një kod i lumturisë […]
Për një vit të suksesshëm akademik

Dr. Shefqet Krasniqi
Erdhi tetori, e me të erdhi edhe vjeshta, kjo stinë edhe pse e zymtë megjithatë e bukur, e cila ia ndryshon tërësisht pamjen natyrës. I lartësuar qoftë Allahu që çdo gjë krijoi urtësisht dhe prej nesh kërkoi zbulimin e këtyre urtësive ku në secilën prej tyre fshihet një kod i lumturisë
Vjeshta stinë e cila prek emocionet e artistëve, poetëve, mendimtarëve, e kujt jo se. Thuajse të gjithë emocionohemi gjatë kësaj stine. Si të mos emocionohemi gjersa një botë e tërë ndryshon para syve tonë duke sjellë tek ne një atmosferë dhe klimë, aq të përshtatshme për studim e meditim, sa që me të drejtë është përcaktuar edhe si fillim vit akademik.
E kur jemi tek viti akademik dhe muaji tetor, ky muaj i studentëve, i cili në kryeqytet na sjell çdo vit fytyra të reja. Mbi dhjetëmijë studentë të rinj, të cilët, janë pranuar në vitin e parë të studimeve, potencojnë statistikat. Kosovën ky tetor do ta gjejë me më shumë universitete shtetërore.
Nuk është ‘Hasan Prishtina’ i vetmi. Në Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, ose rreth 20% e qyteteve të Kosovës tashmë janë bërë qytete universitare. Me letra dhe godina po të ecim shumë, por praktikisht kemi ngelur shumë prapa. A thua vallë, kush është fajtori? Sigurisht, problemi nuk qëndron te mungesa e fakulteteve dhe objekteve për dije e shkencë, ani pse edhe ato nuk janë të ndonjë niveli shumë të lartë, por tek mungesa e cilësisë.
Studimet akademike nuk janë thjeshtë fakultete, diploma e më pas edhe vende pune dhe kaq. Studimet akademike kanë synim ma të madh, ato ngritin dhe formojnë personalitetin e njeriut, ato formojnë një elitë intelektualësh nga të cilët më pas varet ardhmëria e vendit. Ato krijojnë edhe një shoqëri të re, të vetëdijesuar, të edukuar e të arsimuar.
Prej tyre varet nesër politika, ekonomia, varet i tërë shteti. Andaj investimi në student në veçanti, e në nxënës në përgjithësi është investimi më i mirë e më i bekuar, është më frytdhënësi e afatgjati. Atyre duhet ofruar cilësi të lartë e të qëndrueshme në arsim. Ata duhet liruar nga çdo detyrë e obligim tjetër, pos kërkimit të dijes.
Ata kanë nevojë të jenë larg problemeve dhe telasheve me të cilat ballafaqohemi ne të tjerët. Atyre duhet krijuar një klimë sa më të përshtatshme dhe të favorshme për dije e shkencë.
Mendoj se universiteteve tona ju mungojnë këto gjëra. Ato kanë shumë nevojë për reforma të mëdha në shumë sektorë. Nuk mund të ecët para me një staf akademik i cili ka më shumë se një vend pune, bile disa nga ta më shumë se dy e tri vende pune.
Nuk mund të ecët para me profesorë të cilët studenti duhet t’i vihet pas, si qengji pas deles, me muaj vetëm sa për një nënshkrim apo për një notë. Nuk mund të ecët para me profesorë të cilët sa herë donë i shtynë provimet, i shëtisin e maltretojnë studentët si t’u teket.
Nuk mund të ecët para me profesorë të cilët i diskriminojnë studentë, e në veçanti studentet, mbi baza fetare, vetëm pse janë vajza të mbuluara apo djem me pamje fetare, duke i ndëshkuar në notim.
Falë Zotit një përparim i përgjithshëm ekziston dhe dita ditës po shihet një seriozitet dhe interesim më i madh, në veçanti në universitetin “Hasan Prishtina”, por rruga akoma është e gjatë dhe ka ende shumë punë për tu bërë.
E ne nga zemra ua urojmë të gjithë studentëve vitin e ri akademik duke ju dëshiruar suksese në studime dhe në jetë në përgjithësi. Gjithashtu duke ua përkujtuar se rruga e dijës është e gjatë, ajo as nuk fillon me fakultet e as nuk mbaron. Ajo fillon në djep dhe mbaron në varr. Andaj ende janë thuajse në fillim.
Zoti ju ndihmoftë atyre neve dhe të gjithëve në zënien e dijes, e na bëftë shërbëtor të këtij vatani dhe të kësaj shoqërie dhe mbarë njerëzimit. Amin.., deri në temën tjetër Es-selam alejkum.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
June 19, 2017 / By M.I Premja e teshave apo njollosja e tyre me gjak
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
May 26, 2017 / By M.I Lutja per ta gjetur sihrin (magjine)
June 13, 2017 / By M.I Sihri (Magjia) i ngrënë
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
May 21, 2017 / By M.I Cilat jane grate me te mira dhe grate me te keqija?
May 22, 2017 / By M.I Ngrënia me gishta
May 22, 2017 / By M.I PARA MUAJIT RAMAZAN
May 22, 2017 / By M.I Lutjet para gjumit largojnë streset e kthejnë lutësin tek Krijuesi
May 23, 2017 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2017
May 23, 2017 / By M.I Ilaç për kurimin e nervit shiatik dhe sëmundje reumatike
May 23, 2017 / By M.I Gjaku juaj e kërkon këtë pemë
May 23, 2017 / By M.I 3 librat qe Mjekesia Islame ju preferon që t’i lexoni per Ramazan
May 23, 2017 / By M.I 10 dobitë e ujit