Quinta-feira, 12/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Për nënën e rraskapitur

Për nënën e rraskapitur

Për nënën e rraskapitur që fshihet disa minuta për të qarë në banjo …
Për nënën që fshihet në banjo, sepse ka nevojë për disa minuta të qetësisë perderisa lotët janë duke rrëshqitur nga sytë e saj.
Për nënën që është aq e lodhur sa ndihet se nuk mund të vazhdojë më dhe do të jepte diçka për një moment qetësie.
Për nënën që qan në dhomën e saj se i ka qortuar fëmijët për një “asgjë” dhe ndihet fajtore.
Për nënën që ofron diçka të shpejtë në darkë, sepse përsëri nuk ka arritur ta bëjë në kohë darken siç e kishte planifikuar.
Për nënën që ndihet vetëm, edhe kur është në shoqëri.
Ti je shumë e vlefshme.
Ti je shumë e rëndësishme.
Ti je e mjaftueshme.
Në fund gjithçka do të ja vlejë. Tani për tani është e vështirë. Është e vështirë në mënyra të ndryshme për secilin prej nesh. Ne nuk flasim , por të gjitha luftojmë, nuk je vetëm.
Ti je e mjaftueshme.
Ti e jep më të mirën prej vetes.
Ata sy te vegjël që të vëzhgojnë mendojnë se je e përsosur, madje mëse e përsosur.
Ato duar të vogla që kërkojnë krahët e tu, mendojnë se je më e forta dhe mund ta pushtosh botën.
Ajo gojë e vogël që e ha ushqimin qe ti e pregaditë, mendon se je më e mira.
Ajo zemër e vogel nuk do asgjë tjetër pos teje.
Sepse ti je e mjaftueshme për të, ti je më shumë se e mjaftueshme, nënë.
Je e mrekullueshme …

E huazuar

(Visited 450 times, 1 visits today)
Top