Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Në kapitujt e mëparshëm, përmendëm se njerëzit nuk mendojnë siç duhet dhe nuk e zhvillojnë aftësinë e tyre për të menduar. Por këtu ekziston një çështje, që duhet sqaruar. Pa dyshim, gjëra të ndryshme kalojnë në mendjen e njeriut në çdo çast të jetës. Nuk ka asnjë moment, përveç kohës së gjumit, që mendja e […]
Në kapitujt e mëparshëm, përmendëm se njerëzit nuk mendojnë siç duhet dhe nuk e zhvillojnë aftësinë e tyre për të menduar. Por këtu ekziston një çështje, që duhet sqaruar. Pa dyshim, gjëra të ndryshme kalojnë në mendjen e njeriut në çdo çast të jetës. Nuk ka asnjë moment, përveç kohës së gjumit, që mendja e […]
PËR ÇFARË MENDOJNË ZAKONISHT NJERËZIT?

Në kapitujt e mëparshëm, përmendëm se njerëzit nuk mendojnë siç duhet dhe nuk e zhvillojnë aftësinë e tyre për të menduar. Por këtu ekziston një çështje, që duhet sqaruar. Pa dyshim, gjëra të ndryshme kalojnë në mendjen e njeriut në çdo çast të jetës. Nuk ka asnjë moment, përveç kohës së gjumit, që mendja e njeriut të jetë e “zbrazët”. Megjithatë, shumë prej këtyre mendimeve janë “të padobishme”, “të pavlera” dhe “të panevojshme” për jetën pas vdekjes dhe nuk të çojnë askund.
Nëse dikush mban shënim ato që ka menduar gjatë ditës dhe në darkë lexon ato që ka shkruar, do të vërë re, se sa të pavlera janë shumë nga mendimet e tij. Edhe nëse në shënime gjen diçka të vlefshme, ka të ngjarë që të jetë gabuar. Është e mundur, që disa mendime që duken të drejta, mund të mos kenë asnjë vlerë për jetën e përjetshme.
Ashtu siç kalojnë kohën duke u marrë me gjëra të pavlera gjatë jetës së tyre të përditshme, njerëzit, po ashtu, kalojnë kohën kot duke menduar për gjëra të pavlera. Në ajetin e mëposhtëm: “Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët … ata të cilët largohen nga çdo gjë e kotë…” (El Mu’minun: 3), Allahu i lavdëron besimtarët, sepse ata i shmangen çdo gjëje të kote. S’ka dyshim, që këtu futet edhe të menduarit për gjëra të kota. Kjo ndodh, sepse nëse nuk kontrollohen me vetëdije, mendimet vazhdimisht qarkullojnë në mendjen e njeriut dhe ai kalon nga njëri mendim te tjetri pa vetëdije. Për shembull, kur dikush mendon për sendet që duhet të blejë gjatë rrugës për në shtëpi, papritur e gjen veten duke menduar për gjëra, që ka biseduar me një shok dy vjet më parë. Kjo mënyrë të menduari e pakontrolluar mund të vazhdojë pa ndërprerje gjatë gjithë ditës.
Megjithatë, mendimet mund të kontrollohen. Secili zotëron aftësinë për të menduar për sende, që mund të shërbejnë për të përmirësuar besimin, mendjen apo mjedisin rreth tij.
Në këtë kapitull, ne do të flasim për çfarë mendojnë në përgjithësi njerëzit e shkujdesur. Arsyeja pse kjo çështje trajtohet me hollësi është, që njerëzit të cilët lexojnë këtë libër, të mund të kuptojnë menjëherë, kur u shkon në mendje diçka e ngjashme me atë që është përmendur këtu, se janë duke menduar për gjëra të padobishme. Prandaj, ata duhet të mundohen t’i mbajnë mendimet e tyre nën kontroll dhe të mendojnë për ato gjëra, që janë vërtet me vlerë për ta.
Shqetësime të kota
Kur njeriu nuk arrin t’i kontrollojë mendimet e tij dhe t’i drejtojë ato për arritjen e një përfundimi të mirë, ai ndjehet i shqetësuar ose fillon t’i konsiderojë ngjarjet që ende nuk kanë ndodhur, sikur kanë ndodhur dhe pushtohet nga hidhërimi, shqetësimi dhe frika.
Ai që ka një fëmijë, i cili studion për një provim në universitet, p.sh. mund të mendojë rreth skenareve të mundshme që mund të ndodhin, në rast se fëmija e tij nuk e merr provimin. “Nëse në të ardhmen, biri im nuk mund të gjejë një punë të mirë dhe të fitojë shumë para, ai nuk do të jetë në gjendje të martohet. Edhe nëse martohet, si do të jetë ai në gjendje të paguajë shpenzimet e dasmës? Nëse ai nuk e merr provimin, të gjitha paratë e shpenzuara për kurset parapërgatitore do të shkojnë kot dhe, përveç kësaj, do të turpërohemi përpara të tjerëve. Po sikur djali i mikut tim ta marrë provimin dhe djali im jo..?”
Mendime të tilla vazhdojnë pa mbarim, në një kohë, kur djali i këtij njeriu nuk është futur ende në provim. Gjatë jetës, çdokush që qëndron larg fesë, nuk mund t’u shmanget shqetësimeve të tilla pa vlerë. Pa dyshim, që ekziston një arsye për gjithë këtë. Në Kuran thuhet, se arsyeja pse njerëzit nuk mund të çlirohen nga ankthe të kota është dëgjimi i ngacmimeve të Shejtanit, i cili ka thënë:
“Unë do t’i shmang (nga e vërteta) dhe do t’i bëj të shpresojnë në gjëra të kota…” (En-Nisa 119)
Siç kuptohet nga vargu i mësipërm kuranor, njeriu që pushtohet nga ankthe të tilla dhe harron Allahun, është gjithmonë i ekspozuar ndaj ngacmimeve të Shejtanit. Me fjalë të tjera, nëse njeriu i mashtruar nga jeta e kësaj bote, nuk e ushtron vullnetin e tij me vetëdije, por e lëshon veten ta marrë rrjedha e ngjarjeve, ai vihet plotësisht nën kontrollin e Shejtanit. Një nga metodat kryesore që përdor Shejtani me njerëzit, është futja e tyre në ankth. Si rrjedhim, të gjitha shqetësimet apo ankthet, si: “Çfarë do të bëj nëse më ndodh kjo apo ajo…”, që lindin në mendje, shkaktohen nga ngacmimet e Shejtanit.
Allahu ua ka treguar njerëzve rrugën për të shpëtuar veten nga kjo gjendje. Në Kuran, Allahu i këshillon njerëzit, që kur ngacmohen nga Shejtani, të kujtojnë Allahun e Madhëruar dhe të kërkojnë ndihmë prej Tij:
“Besimtarët e devotshëm kur preken nga ngacmimet e djallit, përkujtojnë (Allahun) dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (El-A’raf 201-202)
Siç theksohet në ajet, ai që mendon, është në gjendje të dallojë se ç’është e drejtë, ndërsa ai që nuk mendon shkon andej nga e tërheq shejtani.
Gjëja më e rëndësishme që duhet të dimë, është se këto mendime nuk i sjellin asnjë dobi njeriut, por përkundrazi e pengojnë që të mendojë për të vërtetën apo të reflektojë mbi çështje të rëndësishme dhe, si rrjedhim, e pengojnë për të çliruar mendjen nga kjo robëri e pavlerë.
Njeriu mund të mendojë siç duhet, vetëm nëse ai e çliron mendjen nga këto mendime të pavlera. Në këtë mënyrë, ai do të mund të “qëndrojë larg nga ajo që është e kotë”, siç udhëzon Allahu në Kuran.
Marre nga Libri ‘Te mendosh thelle’
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 2, 2017 / By M.I Si hapen të tetë dyert e Xhenetit ?
July 3, 2017 / By M.I Sugjerim ne raste termetesh nga Hoxhe Elvis Naci
July 3, 2017 / By M.I Vdes Paolo Villaggio, “Fantoci” i famshëm
July 3, 2017 / By M.I TË MARRISH VENDIM ËSHTË GJË DHE TË VEPROSH ËSHTË GJË TJETËR
July 3, 2017 / By M.I Efekti i pabesueshëm që pijet energjike kanë në trupin tonë
July 3, 2017 / By M.I Ushqimet që zhbllokojnë arteriet dhe ju mbrojnë nga ataku i zemrës
July 3, 2017 / By M.I Turqia ofron studim falas e bursa për 30 studentë nga Kosova
July 3, 2017 / By M.I Mjalti MANUKA është mjalti më i shëndetshëm në botë
July 3, 2017 / By M.I Vaji i kokosit i mrekullueshëm për shtatzënat dhe bebet