Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj

Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj

Ebu Said Hudriu r.a. tregon se erdhi një burrë te Pejgamberi a.s. dhe i tha se vëllai i tij kishte dhimbje barku. Pejgamberi a.s. i tha: “Jepi të pijë mjaltë.” Ai erdhi për herë të dytë dhe Pejgamberi a.s. i tha përsëri: “Jepi të pijë mjaltë!” Ai erdhi për herë të tretë, por Pejgamberi a.s. prapë i tha: “Jepi të pijë mjaltë!” Burri u kthye përsëri dhe i tha: ” Ashtu bëra”-, ndërsa Pejgamberi a.s. tha: ” Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa ka gënjyer barku i vëllait tënd! Jepi të pijë mjaltë!” Kështu, ai i bëri atë të pijë mjaltë dhe u shërua. (5684)

Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shërimi është në tri gjëra: në një gllënjkë mjalti, në nxjerrjen e gjakut të keq me kupa dhe në kauterizimin (djegien e plagëve me hekur të nxehtë), por unë i ndaloj pasuesit e mi nga kauterizimi.,/ (5681)

 Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj.” (5678)
(Visited 34 times, 1 visits today)
Top