Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
Aktrim perfekt
Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin e Ebu Zubejrit, që përcjell nga Xhabir ibn Abdullahi, dhe ky nga Pejgamberi (s.a.u.s.), i cili ka thënë: “Për çdo sëmundje ka një ilaç; nëse ia qëllohet në gjetjen e ilaçit, ajo shërohet, me lejen e Allahut.” Në dy Sahih-ët është rrëfimi prej Atait, i cili përcjell […]
Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin e Ebu Zubejrit, që përcjell nga Xhabir ibn Abdullahi, dhe ky nga Pejgamberi (s.a.u.s.), i cili ka thënë: “Për çdo sëmundje ka një ilaç; nëse ia qëllohet në gjetjen e ilaçit, ajo shërohet, me lejen e Allahut.” Në dy Sahih-ët është rrëfimi prej Atait, i cili përcjell […]
Për çdo sëmundje ka ilaç

Imam Muslimi sjell në Sahih-un e tij hadithin e Ebu Zubejrit, që përcjell nga Xhabir ibn Abdullahi, dhe ky nga Pejgamberi (s.a.u.s.), i cili ka thënë: “Për çdo sëmundje ka një ilaç; nëse ia qëllohet në gjetjen e ilaçit, ajo shërohet, me lejen e Allahut.” Në dy Sahih-ët është rrëfimi prej Atait, i cili përcjell prej Ebu Hurejrës, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Allahu i Lartësuar për çdo sëmundje ka zbritur ilaçin e saj!”
Në Musned-in e imam Ahmedit është hadithi i Zijad ibn Ilakates, që përcjell prej Osama ibn Sherikut, i cili thotë: “Unë isha te Pejgamberi (s.a.u.s.), kur tek ai erdhën disa beduinë dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! A të mjekohemi?” Ai tha: “Po, o robër të Zotit, mjekohuni, sepse pa dyshim Allahu Krenar dhe i Madhërishëm, nuk ka bërë sëmundje pa vendosur për të edhe ilaçin, përveç një sëmundjeje të vetme.” – “E cila është ajo?” – “Pleqëria” – tha ai.” Sipas një transmetimi tjetër, thuhet: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur sëmundje pa zbritur për të edhe shërimin: e njohu kush e njohu dhe nuk e njohu kush nuk e njohu.”
Në Musned është hadithi i Ibn Mesudit, me sened të plotë deri te Pejgamberi (s.a.u.s.), se: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur sëmundje pa zbritur për të edhe shërimin: e njohu kush e njohu dhe nuk e njohu kush nuk e njohu.”
Në Musned dhe Sunen është hadithi nga Ebu Huzame, që tregon: – E pyeta: O i Dërguari i Allahut! Çfarë mendon për rukjet që ne praktikojmë, për ilaçet me të cilat mjekohemi dhe për masat mbrojtëse me të cilat ruhemi: a e kthejnë ato ndopak caktimin e Allahut? Ai tha: “Edhe ato janë pjesë e caktimit të Allahut.” Këto hadithe vërtetojnë se çdo gjë që ndodh në këtë botë ka një shkak, dhe hedhin poshtë mendimin e atyre që i mohojnë dhe i injorojnë ato.
Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Për çdo sëmundje ka ilaç.” Kjo thënie mund të jetë gjithëpërfshirëse dhe, si e tillë, ajo përfshin të gjitha llojet e sëmundjeve, domethënë edhe ato që janë të pakurueshme, pasi Allahu mund ta ketë fshehur mënyrën e kurimit të tyre nga njerëzit, duke mos u lejuar asnjë rrugë për zbulimin e saj; dhe dihet se krijesat nuk mund të dinë tjetër, përveçse atë që Zoti u ka lejuar e mundësuar që ta dinë.
Pejgamberi (s.a.u.s.) e lidhi ngushtë shërimin me kushtin që ilaçi të përkojë plotësisht me sëmundjen. Çdo gjë e ka të kundërtën e saj, dhe çdo sëmundje e ka të kundërtën e saj, nëpërmjet së ciles
mjekohet dhe shërohet. Pra, duhet patjetër që ilaçi të përkojë me sëmundjen, dhe kjo është diçka më tepër sesa thjesht gjetja e ilaçit dhe zbulimi i tij. Ilaçi, nëse jepet më tepër në masë dhe më i përqendruar, atëherë ai kthehet në sëmundje. Por edhe nëse jepet në doza më të vogla dhe më pak të përqendruara, atëherë nuk e kryen funksionin e duhur dhe është i mangët. Siç kuptohet, nëse nuk ia qëllohet në gjetjen e ilaçit dhe në përcaktimin e dozës së duhur, nuk ndodh shërimi. Po kështu, nëse ilaçi nuk përdoret në kohën e përshtatshme, nuk bën dobi. Nga ana tjetër, nëse trupi nuk e pranon këtë ilaç, apo nuk gjen forcë ta përballojë atë, apo nëse ai ka ndonjë gjë që e pengon ndikimin e ilaçit, shërimi nuk ndodh, prandaj themi se ilaçi nuk ia ka qëlluar. Por nëse ia qëllon në shenjë (në të gjitha ato që u përmendën), shërimi do të ndodhë patjetër, me lejen e Allahut të Lartësuar. Së fundmi, themi që ky është kuptimi më i pranueshëm dhe më i mirë i hadithit.
Megjithatë, hadithi mund të kuptohet edhe ndryshe, që: Allahu i Lartësuar, për çdo sëmundje, ka sjellë shërim ose, me fjalë të tjera, për çdo sëmundje që pranon shërim, Ai ka caktuar ilaçin. Këtu nuk hyjnë sëmundjet që nuk pranojnë ilaç. Kjo i përngjan fjalës së Allahut të Lartësuar, kur përshkruan fuqinë e stuhisë që shkatërroi popullin e Adit. “Ajo rrënoi çdo gjë, me urdhrin e Zotit të saj.” [Ahkaf, 25] Pra, ajo stuhi shkatërroi çdo gjë që pranonte shkatërrimin dhe që një furtunë mund ta shkatërronte. Shembuj të tillë ka shumë.
Çdokush që mediton në krijimin e të kundërtave në këtë botë, në mënyrën se si ato kundërshtojnë, largojnë dhe përpiqen të mbizotërojnë njëra-tjetrën, do të bindet plotësisht për pushtetin absolut të Allahut, për urtësinë dhe krijimin e Tij të përkryer, i Cili është i vetëm në zotërimin, sundimin dhe mbretërimin mbi gjithçka, ndërsa çdo gjë tjetër veç Tij ka një të kundërt që e pengon dhe e kundërshton. Ai është i Pasuri në vetvete, që nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa çdo gjë tjetër veç Tij është e nevojshme, e varfër për nga natyra.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
November 27, 2017 / By M.I Sure Ed-Duha kush e lexon mbi 7 her Allahu e begaton dhe furnizon me bereqet pamasë
October 3, 2017 / By M.I A dëshiron të plotësohen dëshirat e jetës? Bëje këtë …
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
December 8, 2017 / By M.I Si të mbetem shtatzanë – 7 Këshilla
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
April 10, 2022 / By M.I Aktrim perfekt
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
July 1, 2017 / By M.I EFEKTI I TË MENDUARIT
July 1, 2017 / By M.I 5 ZAKONE-PERSONALITET STABËL
July 1, 2017 / By M.I 14 fakte të panjohura për ujin mineral
July 1, 2017 / By M.I Mësime të përfituara nga surja Jusuf
July 1, 2017 / By M.I Na mjaftojnë vetëm pesë minuta për të qenë pozitiv!
July 1, 2017 / By M.I Magjia mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore
July 2, 2017 / By M.I Si hapen të tetë dyert e Xhenetit ?
July 3, 2017 / By M.I Sugjerim ne raste termetesh nga Hoxhe Elvis Naci
July 3, 2017 / By M.I Vdes Paolo Villaggio, “Fantoci” i famshëm