Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Për 150 sekonda nxjerr cka të mundesh nga dyqani elektronik



Për 150 sekonda nxjerr cka të mundesh nga dyqani elektronik

Në vitin 2012, rrjete i dyqaneve të prodhimeve elektronike “Saturn” hapi degën e tij të 150 dhe me këtë rast, kompania organizoi një konkurs të madh për të gjithë ndjekësit e saj në faqen e facebook. Fituesi i këtij konkursi do i lejohej të hyjë në një dyqan të kompanisë dhe për 150 sekonda, do i lejohej të nxjerrë që andej çfarë të dojë, sigurisht falas, pa paguar as dhe një cent.
Fituesi ishte një i ri 27 vjeç dhe quhej Sebastian. Ai hyri në dyqan i ndjekur nga një turrmë e madhe njerëzish dhe mediash që kishin ardhur për të parë çfarë do ta zgjidhte ato 150 sekonda, ose 2.5 minuta.
Me të rënë sinjali i numërimit mbrapsht, Sebastian u turr drejt produkteve të kompanisë me shpejtësi maksimale dhe me një fokus të admirueshëm tek produktet më të shtrenjta. Dukej sikur ai e dinte mjaft mirë çfarë dëshironte!
Ai nxirrte jashtë ekranë, telefona celularë, tableta, laptopë etj… produkte të gjitha formave dhe markave më të shtrenjta. Ai kishte mundur të tërheqë dhe nxjerrë jashtë edhe një frigorifer super të madh.
Njerëzit e ndiqnin nga jashtë të çuditur nga ajo saktësi në përzgjedhje.
Me të rënë sinjali i përfundimit të 150 sekondave, Sebastian u shemb përtokë i lodhur.
Kur llogaritën vlerën e produkteve të nxjerra jashtë, panë se ai kishte arritur të përvetësojë produkte në vlerë 29 mijë euro!
Fjala e parë që tha kur doli para publikut jashtë, ishte:”Strategjia ime funksionoi!”
Kur e pyetën gazetarët se si kishte arritur të nxjerrë aq shumë mallra, ai u përgjigj:”Sapo dëgjova për konkurrsin shkoja çdo ditë tek dyqani dhe shënoja mallrat më të shtrenjtë që doja të përvetësoj, vendndodhjen e tyre, si dhe rrugën më të shkurtër për ti nxjerrë jashtë. Kështu, kur u përzgjodha si fituesi i konkurrsit kisha një plan të mirëstudiuar në kokë.

Elmaz Fida





(Visited 1 times, 1 visits today)