Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PENDIM I RREJSHEM



PENDIM I RREJSHEM

PENDIM I RREJSHEM

Më ka treguar Mensur bin Amari, i cili ka thënë: E kam pasur një shok me edukatë të keqe, i cili pastaj u pendua dhe e shihja duke bërë ibadet e duke u falur.
Pas një kohe nuk e kam parë, e më thanë se është i sëmurë. Shkova te shtëpia e tij dhe në derë doli vajza e tij, e cila më tha:
“Kë po e kërkon?”
I thashë: “Filanin …”
Më dha leje dhe hyra.
Në mes të shtëpisë ishte i shtrirë në shtrat, fytyra iu kishte nxirë, sytë iu kishin zverdhur, e buzët iu kishin trashur. Unë, duke u frikësuar për të, i thashë:
– O vëllai im, thuaj
“La ilahe il-lAll-llah”.
I hapi sytë dhe shikoi jorganin, me të cilin ishte mbuluar. I thashë për së dyti:
– O vëlla, thuaje shpesh fjalën
“La ilahe il-lAll-llah”.
Pastaj i thashë për të tretën herë.
I hapi sytë dhe më tha:
-O vëlla Mensur, kjo fjalë është larguar prej meje. I thashë “La haule ue la kuvete il-la bil-lahil alijil adhim” (Nuk ka forcë as fuqi që mund të ndodh pa caktimin e Allahut)
Pastaj i thashë:
“O vëllai im! Po ku është ai namazi, agjërimi dhe namazi yt i natës?!”
E ai më tha:
“Të gjitha ato nuk kanë qenë për Allahun, pendimi im ka qenë i rrejshëm. Ato i kam vepruar vetëm para njerëzve, që ata të thonë se unë po agjëroj dhe po falem;
ndërsa kur kam qenë larg tyre e i vetmuar, kur e kam mbyllur derën dhe kam qenë pas perdeve, kam pirë alkool dhe kam bërë mëkate para Allahut.
Kam vazhduar ashtu deri sa më ka kapluar sëmundja, e cila gati më shkatërroi.
E i kam thënë kësaj bijës sime:
–Më jep Mus-hafin.(Kur’anin)
E kam marrë Mus-hafin dhe jam lutur:
“O Zoti im, për nder të Kur’anit fisnik, nëse më shëron unë nuk do të vazhdoj me mëkate asnjëherë!”.
E Zoti ma tejkaloi sëmundjen.
E kur u shërova përsëri kam vazhduar me avazin e vjetër, në lojëra e dëfrime, e shejtani më bëri të harroj premtimin mes meje dhe Zotit tim. Kështu kam vazhduar një kohë.
E pastaj prapë jam sëmurë rëndë me sëmundje të vdekjes. Pastaj i kam thënë familjes sime të më vendosin në mes të oborrit të shtëpisë, pastaj kam kërkuar Mus-hafin, e kam lexuar, e kam ngritur lart dhe jam lutur:
“O Zot, për nder të shenjtërisë së këtij Mus-hafi fisnik, për nder të fjalës Tënde, më tejkalo këtë vështirësi dhe më shëro!”.
Zoti ma pranoi dhe më shëroi, mirëpo pastaj prapë vazhdova siç kam qenë më parë me lojë, zbavitje, dëfrim e mëkate, deri sa prapë më kaploi kjo sëmundje.
I kam thënë familjes të më vendosin në mes të oborrit të shtëpisë, siç po më sheh, pastaj kërkova mus-hafin për ta lexuar, mirëpo nuk munda t’i shoh shkronjat fare, atëherë kuptova se Allahu i Lartmadhëruar është i hidhëruar në mua dhe e kam ngritur kokën lart në qiell dhe jam lutur: “O Zoti im, për nder të këtij mus-hafi më tejkalo këtë sëmundje dhe më shëro, o Sundues i qiellit dhe i tokës!”. Pastaj kam dëgjuar sikur dikush më pëshpëriti në vesh:
“Pendohesh për mëkate atëherë kur sëmuresh.
E kthehesh prapë në mëkate kur të shërohesh.
Prej sa e sa fatkeqësive ke shpëtuar.
A nuk kishe frikë se të vjen fundi i shpresave e ti duke qenë në mëkatet e tua të vazhdueshme?!”.
Thotë Mensur bin Amari: Për Zotin, porsa dola nga shtëpia e tij duke i kujtuar vargjet që m’i tha, dhe kam arritur te dera, kur thanë: “Ai vdiq!”

O Allah na bën prej të sinqerteve, amin Ya Rabbi





 

(Visited 4 times, 1 visits today)