Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

 Pemët e Xhennetit

 Pemët e Xhennetit

Pemët e Xhennetit

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Në Xhennet ka pemë, hijen e së cilës kalorësi nuk mund ta përshkojë për 100 vite”. (Buhariu, 11/ 415, Muslimi, 2827)

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: “Nuk ka pemë në Xhennet e të mos e këtë trungun prej ari”. (Tirmidhiu, 2525)

Një njeri e kishte pyetur Pejgamberin, Alejhi selam: “O i dërguari i Allahut? çka është Tuba? Tha: Pemë në Xhennet, gjatësia e së cilës është 100 vjet ecje. Rrobat e banorëve të Xhennetit dalin (prehen prej) mëngëve të saj”. (Ahmedi, 3/71)

Ka thënë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Kur njeriu ta marrë ndonjë fryt prej Xhennetit, (menjëherë) në vend të saj kthehet tjetra (dhe e plotëson atë duke mos mbetur bosh aty asgjë)”. (Taberiu, Bezzari)

Pejgamberi, Alejhi selam, një ditë iu tha sahabeve te tij: A nuk ka ndonjë të interesuar për Xhennet?!, sepse si Xhenneti nuk ka asgjë. Pasha Zotin e Qabes! Xhenneti është nur (dritë) që rrezaton, rejhanë (borzilok-bimë) që lëkundet, pallat i ndërtuar, lum i rrjedhur, fryte (pemësh) të shumta e të pjekura, grua të bukur, rroba të shumta, në vendin e përhershëm në begati dhe bukuri (të fytyrës), në shtëpi të larta, komode dhe të bukura. Thanë: O i dërguari i Allahut! Ne jemi të interesuar (seriozisht) për to. Tha: Thuani: Nëse do Allahu! Pastaj përmendi Xhihadin dhe nxiti për të”. (Ibni Maxhe, Ibni Ebi Dunja, Bezzari, Ibni Hibbani ne sahihun e tij, Bejhekiu)

(Visited 26 times, 1 visits today)
Top