Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: Allahu e krijoi Ademin 60 kutë (rreth 30 metra) të gjatë…

Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: Allahu e krijoi Ademin 60 kutë (rreth 30 metra) të gjatë…

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer:

“Allahu e krijoi Ademin 60 kutë (rreth 30 metra) të gjatë. Pasi e krijoi atë, i tha: ‘Shko dhe përshëndeti ata melekë dhe dëgjo përgjigjen e tyre, sepse ajo do të jetë përshëndetja jote dhe përshëndetja e pasardhësve të tu.

Kështu Ademi u tha melekëve: ‘Es-Selamu alejkum (Paqja qoftë mbi ju)’.

Ndërsa melekët iu përgjigjën: ‘Es-Selamu alejke ve rahmetullah (Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi ty)’, duke i shtuar përshëndetjes së Ademit ‘ve rahmetullah’. Çdokush që do të hyjë në Xhenet’, do t’i ngjajë Ademit (në pamje dhe në formë).

Qysh atëherë pasardhësit e Ademit a.s. kanë ardhur gjithnjë duke u zvogëluar, deri në këtë kohë.” (3326)

(Visited 1,027 times, 1 visits today)
Top