Quarta-feira’, 11/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Pastrimi i eneve te gjakut

Pastrimi i eneve te gjakut

Pastrimi i eneve te gjakut:
PËRBËRËSIT: 30 deri në 40 thelbi hudhër, 5-6 limona (me gjithë lëkurë) dhe 1 litër ujë.
PËRGATITJA: Qëroni thelbitë e hudhrës, pastroni mirë lëkurën e limonëve. Limonët mund t’i prisni në copëza për t’u hequr bërthamat, por mos i qëroni, hidhini në blender me gjithë lëkurë. Pastaj shtoni 1 litër ujë. Përziejeni këtë masë në blender për 30 sekonda deri në 1 minutë (në varësi të fuqisë së blenderit), deri sa masa të shndërrohet në formën e një pureje të lëngshme. Derdheni këtë pure në një tenxhere dhe vëreni në sobë të nxehet. Në momentin që shihni flluskën e parë të vlimit, hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet. Pasi të jetë ftohur, derdheni në një enë / shishe qelqi dhe futeni në frigorifer.
PËRDORIMI: Mjafton vetëm një filxhan në ditë, para ose pas vaktit kryesor të ngrënies. Vazhdojeni këtë për tre javë rresht dhe pastaj bëni 8 ditë pushim. Përsëriteni edhe një herë si më lart, tre javë po dhe tetë ditë pushim dhe kështu mund të vazhdoni deri sa ta shihni të nevojshme. Ata që përdorin hollues gjaku, si varfarin ose kumadin, duhet të konsultohen me mjekun dhe / ose të bëjnë analizat para dhe pas përdorimit të kësaj recete për të parë efektin.

(Visited 266 times, 1 visits today)
Top