Quinta-feira, 18/8/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

PASTËRTIA E FOSHNJËS SUAJ

PASTËRTIA E FOSHNJËS SUAJ
PASTËRTIA E FOSHNJËS SUAJ

Fëmijët(foshnjat) janë gjërat më të rëndësishme të jetës sonë dhe duke marur udhëzime të mira,mund ti lani dhe tju mundësoni kënaqësi gjat banjos posaçërisht në ditët e nxehta të verës.

Në çka duhet kujdesur?
Regulloni vet temperaturën e ujit. Të keni kujdes që hapësira (dhoma)që do ta lani fëmijën tuaj të jetë në temperaturë prej 22 deri më 33 gradëcelcius.
Vdesheni foshnjën dhe duke filluar nga sytë hunda dhe pjesët e qafës,pastrojeni me një leckë ose pambuk të pastër e të lagur me uj të ngrohtë.
Më pas duke e kapur nga krahët mundohuni ta vendosni në legenin që e lani duke e ulur,dhe lajani kokën duke mos e lëshuar nga krahët.
Pjesët gjenitale pastrojeni me një leckë ose pamuk të lagur, dhe më në fund duke e tharë dhe duke e veshur si më pare mbajeni në dhomë me temperaturë normale.

Nëse frigohet nga uji?
Nëse fëmija e juaj friget nga uji,mundohuni tja mbani pastërtinë me lecke,pambuk të lagur (për foshnjat),nëse ai/ajo është I rritur mundohuni ta mësoni duke I mundesuar lojra dhe argëtime të ndryshme gjat larjes dhe rallojeni rituelin e larjes duke ja mbajtur pastërtinë me lecka të lagura përderisa ti humbet friga ndaj ujit.

Mbrojtja e syve
Fëmija e juaj mund të kënaqet kur do tja lani kokën, vetëm me kusht që shamponi dhe mjetet që I përdorni të mos I ikin në sy. Përndryshe rituelin e pastrimit të tij do ta shendroni në ritual tmerri. Nëse fëmijës suaj I pengon larja e kokes dhe flokëve të tij anulojeni larjen për një kohë të shkurtër,nese ai/ajo është e/I ritur mësojeni ti mbyll sytë me duart e tij.

Për një shëndet më të mire të fëmijës suaj
Pastroni më shpesh duart dhe thonjtë e tij,për shkak se këto janë vendet më ideale për vendosjen e mikroorganizmave.

Këmbët
Kur foshnja e juaj fillon të lëviz gjymtyrët,pastertia e këmbeve të tij prishet,posacërisht duhet pasur kujdes për fijet e pamukut që dalin nga teshat e tij dhe mblidhen në mes të gishtave të këmbëve.

Pjesët gjenitale
Pjesët gjenitale të fëmijëve jan pjesët më të rëndesishme dhe pjesët ku duhet kushtuar më tepër kujdes. Prindërit duhet pasur kujdes kur fëmija e tyre ka kryer nevojën dhe duhet ti pastrojn to nga kjo situate. Fasuletrat e lagura jan ideale për këtë.

Veshët
Pjesët e jashtme të veshëve mund të pastrohen me pambuk për veshë,mirëpo mos u mundoni ti pastroni pjesët e mbrendshme të veshit ngase mund të dëmtohet shum lehtë. Tajitja e verdhë që gjindet brenda veshit do të pastrohet vetvetiu.

(Visited 78 times, 1 visits today)