Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Panxhari kuq lufton kancerin dhe pastron mëlçinë

Panxhari kuq lufton kancerin dhe pastron mëlçinë

12642714_1015223001870832_3231915884889525609_n

Një studim i kryer kohëve të fundit në Londër ka zbuluar se një gotë lëng i panxharit të kuq në mënyrë drastike ulë shtypjen e gjakut.

Hulumtimi tjetër i cili është bërë në Melburn të Australisë tregon se shtypja e gjakut do të ulet pas 6 orëve pasi të keni pirë gjysëm litër lëng të panxharit.

Hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se rastet e vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare do të ishin zvogëluar nëse njerëzit më shpesh konsumojnë panxharin e kuq.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se konsumimi i panxharit të kuq ulë zhvillimin e demencës dhe rritjen e tumoreve (tumoreve të prostatës dhe gjirit) për 12.5%.

Nutricionistët rekomandojnë që panxhari i kuq të përdoret edhe për problemet digjestive.

Përveç kësaj, panxhari i kuq është një aleat i paçmueshëm i mëlçisë sepse ndihmon në procesin e përpunimit të toksinave.