Quinta-feira, 19/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Panxhari dhe përdorimet mjekësore

Panxhari dhe përdorimet mjekësore

Sipas enciklopedisë, panxhari (Beta vulgaris) është një bimë me lule e familjes Chenopodiaceae, që thuhet se e ka origjinën në brigjet e Evropës perëndimore dhe jugore. Panxhari është i rëndësishëm për shkak të varieteteve të ndryshme dhe për prodhimin e sheqerit nga panxhari i sheqerit. Panxhari mund të qërohet, mund të zihet dhe të hahet i nxehtë; të gatuhet, të bëhet turshi dhe të hahet i ftohur si një shtesë në tryezë, ose të copëtohet i gjallë dhe të hahet si sallatë. Panxhari përmban një sasi të konsiderueshme vitamine C. Panxhari është ndër perimet më të ëmbla, pasi përmban më shumë sheqer sesa karotat ose misri i ëmbël.

Përdorimet mjekësore

Disa forma të ndryshme të kultivuara të panxharit janë përdorur edhe në kohë të lashta për qëllime mjekësore. Romakët i përdornin si trajtim për ethet dhe kapsllëkun..Romakët kanë përdorur edhe lëngun e panxharit, pasi është i pasur me mineralin e borit. Në mesjetë panxhari përdorej për sëmundjet e tretjes dhe të gjakut. Pigmenti që i jep panxharit ngjyrën e kuqe, i quajtur “betacyanin”, është një agjent i fortë kundër kancerit. Disa studime kanë dëshmuar efikasitetin e panxharit kundër kancerit të zorrës së trashë. Panxhari njihet edhe për mbrojtjen ndaj sëmundjeve të zemrës. Panxhari është i pasur me vitaminën B, folate, që është esencial për rritjen normale të indit. Ngrënia e ushqimeve të pasura me folate është e rëndësishme gjatë shtatzënisë, pasi pa të shtylla kurrizore e foshnjës nuk zhvillohet si duhet. Panxhari është burim i mirë i manganezit dhe i potasiumit. Po ashtu, panxhari ka edhe fibër, hekur dhe fosfor.

Përgatiti: Eglantina Muça

(Visited 252 times, 1 visits today)