Sábado, 21/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Osteoporoza, sëmundja e kockave që prek gratë

Osteoporoza, sëmundja e kockave që prek gratë

Osteoporoza, sëmundja e kockave që prek gratë.

Kujdes: Mjekët specialistë ortopedë sqarojnë se kur densiteti i kockave është i ulët, atëherë ato bëhen më të dobëta dhe lehtësisht të thyeshme.

Duhet të bëjnë kujdes veçanërisht grupmosha e femrave mbi 50 vjeç, ato që kanë kaluar menopauzën (pasi trupi tani prodhon më pak estrogjen); ato që konsumojnë duhanin apo alkoolin; gratë që kanë patur histori familjare me osteoporozë; të gjitha këto si një targetgrup lehtësisht i prekshëm nga kjo sëmundje.
Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjatë. 3-4 vjet pas menopauzës 30% e kockës humbet. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës. Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave. Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëvizë nga shtrati.
Bashkëjetesa me osteoporozën është një sfidë e madhe për pacienten. Bashkë me listën e kujdesit që përfshin kontrolle të vazhdueshme mjekësore, analiza frekuente apo trajtim edhe kirurgjikal; pacienti priret të shfaqë jo pak here edhe vështirësi sociale për t’u përshtatur jetës individuale apo edhe jetuar me komunitetin përreth.
Ne ju këshillojmë të kryeni kontrolle të vazhdueshme tek mjeku specialist, të mos vononi ekzaminimet që mjeku rekomandon; si matjen e densitetit të kockave; konsultën me mjekun ortoped apo analiza të tjera specifike.
Të gjitha këto na ndihmojnë ta parandalojmë në kohë shfaqjen e kësaj sëmundjeje që godet gratë.
Kontaktoni ne nr. 042 35 75 35.
Spitali Amerikan, perqafoje jeten!

(Visited 72 times, 1 visits today)
Top