Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Orizi është baza e ushqimit për më shumë se gjysmën e popullsisë në botë. Por edhe ne shqiptarët në fakt e njohim mirë pasi e kemi përdorur ate rëndom në receta të ndryshme e sidomos në tavë me pulë. Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegon vlerat që ka orizi, por pa lënë mënjanë edhe pasojat […]
Orizi është baza e ushqimit për më shumë se gjysmën e popullsisë në botë. Por edhe ne shqiptarët në fakt e njohim mirë pasi e kemi përdorur ate rëndom në receta të ndryshme e sidomos në tavë me pulë. Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegon vlerat që ka orizi, por pa lënë mënjanë edhe pasojat […]
Orizi ,vlerat ushqyese

Orizi është baza e ushqimit për më shumë se gjysmën e popullsisë në botë. Por edhe ne shqiptarët në fakt e njohim mirë pasi e kemi përdorur ate rëndom në receta të ndryshme e sidomos në tavë me pulë.
Dietologia klinike Blerina Bombaj shpjegon vlerat që ka orizi, por pa lënë mënjanë edhe pasojat negative që mund të sjellë në disa raste. Orizi bën pjesë në grupin e brumerave dhe ka përqindje të lartë karbohidratesh (sheqeri) të cilat ofrojnë 85% të kalorive të tij. Kualiteti proteinik është më i lartë se gruri apo misri. Por cilin tip orizi duhet të zgjedhin njerëzit për konsum, pasi jo të gjitha llojet e orizit i ofrojnë këto të mira?
Janë dy lloje orizi më të përdorur, por pak-kush e di se cili është më i shëndetshëm.
Sipas dietologes njëri lloj është orizi kafe, te cilit i është hequr vetëm levozhga e patretshme dhe i është lënë pjesa e brendshme e saj me ngjyrë kafe. Lënia e kësaj lëvozhge e bën atë shumë më të ushqyeshëm se orizin e bardhë pasi ajo është e pasur në vitamina dhe fibra bimore. Ndërsa lloji tjetër i orizit është pikërisht ky i bardhi, që është orizi i zakonshëm i pastruar nga lëvozhgat. Ky oriz, sipas dietologes, është shumë i varfër në proteina, në fibra bimore, dhe nuk përmban vitamine B1, çka do të thotë se nga vlerat ushqyese është shumë më inferior se orizi ngjyrë kafe.
Megjithatë orizi nuk ka vetëm vlera, por mund të shkaktojë edhe sëmundje. Dietologia e nis argumentimin pikërisht nga vitamina B1, e cila ndodhet vetëm në lëvozhgën e orizit. Me zhvillimin e teknologjise sipas dietologes u bë e mundshme heqja e levozhgës së orizit dhe njerëzit filluan të preferonin orizin e bardhe ndaj atij kafe . Ky proces largoi edhe vitaminen B1 ose ndryshe Thiaminen, mangësia e së cilës shkakton një sëmundje të zemrës dhe të sistemit nervor
*Historiku i orizit
Besohet se kultivimi i orizit filloi më shumë se 6500 vjet përpara. Te vjelat e para janë vënë re në Kinë, 5000 vjet para Krishtit, si dhe në Tailandë, 4500 vjet para Krishtit. Ky lloj i orizit u kultivua në Europë rreth 800 vjet p.K.
Civilizimet më të mëdha në botë janë zhvilluar pas zbulimit të përdorimit si ushqim të drithërave të ndryshme, të cilat ofruan bollëk ushqimor për shumë popuj. Si shembull kemi misrin për Amerikën, grurin në Europe (Greqi dhe Romë), dhe orizin në Kinë dhe Indi. Përdorimi i orizit u shpërnda me shpejtësi të madhe nga Kina, India dhe Afrika, dhe aktualisht është një nga ushqimet bazë të mbarë botës. Në Azi është kaq i rëndësishëm sa ka influencuar gjuhën si dhe besimet.
Dy janë llojet e kultivuara për përdorim si ushqim:
1. Oryza Sativa – orizi i zakonshëm aziatik, i cili e ka origjinën në Lindjen e Larget, në rrëzë të Himalajeve.
2. Oryza Glaberrima – me origjinë në Afrikën Perëndimore, më pak i përdorur dhe i shpërndarë.
*Këshilla dhe receta
– Mund të konsumoni orizin 2-3 herë në javë, për t’i lënë vend dhe drithërave të tjera në dietën tuaj të përditshme.
– Preferoni orizin kafe ndaj atij të bardhë (përveç rasteve ku orizi përdoret si trajtim për diskomforte intestinale, si diarre etj.).
*Perberja ushqyese e 1 kupe oriz të gatuar
-Orizi kafe, Orizi i bardhë
[Nevojat ditore për Thiamine (vitamina B1) jane 1,2mg]
Kalori 218266
Proteina (gr) 4,55
Karbohidrate (gr) 45,858,6
Fibër (gr) 3,50,5
Yndyrna (gr) 1,60,4
Acide lyrore të pangopura (gr) 0,60,1
Kolesterol 00
Thiaminë (vitamina B1) 0,200,34 (e shtuar në menyrë artificiale)
Vitaminë A 00
*Orizi për parandalim dhe terapi
Në kohën që shumë pak barna njiheshin për tensionin e lartë, orizi është përdorur si terapi kryesore. Tashmë njihet se vetitë e tij mjekuese qëndronin më tepër në një dietë pa yndyrë, kripë dhe kolesterol, sesa vetë tek orizi. Një rol me të vërtetë terapeutik i orizit është trajtimi i alergjive.
Orizi është joalergjik dhe qumështi i orizit është përdorur për foshnjat që janë alergjike ndaj qumështit të lopës. Edhe proteinat e orizit janë përdorur për formula ushqyese për fëmijë. Orizi është një nga ushqimet kryesore të një diete që trajton diarrete e shkaqeve të ndryshme./PK/.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote