Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Oj vajza ime, po t’i jap disa këshilla, të cilat mund të të vlejnë gjatë tërë jetës

Oj vajza ime, po t’i jap disa këshilla, të cilat mund të të vlejnë gjatë tërë jetës

Para se të martohej vajza e Abdul Malikut, e cila posedonte një mençuri të rrallë, i tha:
“Oj vajza ime, po t’i jap disa këshilla, të cilat mund të të vlejnë gjatë tërë jetës:

Ji e gatshme kur ai është afër teje dhe bindju atij.

Kontrollohu se a të vjen era e mirë dhe a dukesh mirë.

Përgatitja ushqimin në kohë dhe mos bën zhurmë kur ai është duke fjetur.

Përkujdesu për pasurinë dhe fëmijët e tij.

Asnjëherë mos i demasko sekretet e tij dhe mos iu kundërvepro dispozitave (dëshirave) të tij.

Ki kujdes, oj bija ime! Duhet ta gëzosh kur ai është i mërzitur dhe mos trego fytyrë të keqe para tij kur ai është i lumtur.

Shfaqi atij sa më shumë rrespekt që mundesh dhe pajtohu me të sa më shumë që mundesh, kështuqë ai do të ketë dëshirë të bisedojë dhe të qëndrojë bashkë me ty.

Dije, oj bija ime, se nuk mund të arrish asgjë përderisa kënaqësinë e tij ta vësh para tëndes! Dhe dhashtë Zoti të zgjedhë çka është më mirë për ty dhe të të mbrojë.”

Ajo, pastaj, u martua me bashkëshortin e saj dhe martesa e tyre ishte shumë e suksesshme; ajo lindi fëmijë që u bënë mbretër.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë qenie njerëzore nuk lejohet t’i përkulet ndonjë qenieje tjetër njerëzore, por nëse kjo do të kishte qenë e lejuar, do t’i kisha obliguar gratë t’u përkulen burrave të tyre.” [Ahmedi]

(Huazim)

 

(Visited 678 times, 1 visits today)
Top