Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Obama: Vetëm sulme nga ajri

Obama: Vetëm sulme nga ajri

artikuj

Nëse ndërmerren veprime ushtarake në Siri, Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa tokësore. Presidenti Barack Obama thote se administrata e tij po vazhdon të analizojë opsionet për operacione “të kufizuara” ushtarake në përgjigje të sulmeve kimike të 21 gushtit në Damask.

Shefi i Shtëpisë së Bardhe i bëri këto komente pas konferencës për shtyp të Sekretarit të Shtetit, John Kerry, i cili sqaroi se raportet e shërbimit te zbulimit konfirmojne pergjegjesine e qeverisë siriane për ngjarjen e rende.

“Sulmi ne Damask perben nje sfide ndaj botes. Ne nuk mund ta pranojme nje bote ku gra e fëmijë, civilë të pafajshëm vriten me gaz kimik. Nje mesymje e tille perben kercenim edhe per interesat tona te sigurise, duke qene se perben shkelje te normave nderkombetare kundër përdorimit të armëve kimike”, tha Obama.

Perpara se te bente kete deklarate, Obama ishte takuar me këshilltarët e tij te sigurise kombetare për te analizuar opsionet ushtarake ne pergjigje të episodit që ka ngjallur reagime në mbarë botën.

Por në Moske, ato qe Kremlini i percepton si kercenime te saj per perdorim te njeanshem te forces ne Siri, cilesohen “te palogjikshme”. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme ruse, Alexander Lukashevic e beri te qarte kete ne nje video te postuar ne website-n e selise se diplomacise ruse.

“Deklaratat e Washingtonit per lufte jane te papranueshme. Ne vend qe te zbatoje vendimet e samitit te G8-s dhe marreveshjet e dala prej tyre lidhur me dorezimin e nje raporti te eksperteve te OKB-se, pa asnje prove konkrete ne dore, ai kercenon te sulmoje Sirine”, tha Lukashevich.

Siria i hedh poshtë akuzat e perdorimit te armeve kimike, perfshire ketu dhe pretendimet e kryerjes se nje sulmi në shkallë më të vogël në fillim të vitit, madje Damasku zyrtar kembengul se ne te vertete jane kryengritësit ata qe kane perdorur arme te tille kunder ushtareve te tij.