Quarta-feira’, 11/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O Zot, bekoji këta të dy në natën e tyre! Por a e dini se si i bekoi atë natë Zoti?

O Zot, bekoji këta të dy në natën e tyre! Por a e dini se si i bekoi atë natë Zoti?

Umu Sulejm, Zoti qoftë i kënaqur me të, kishte një djalë. Një ditë djali i saj u sëmur, ndërkohë që burri i saj ndodhej jashtë shtëpisë. Sëmundja u rëndua dhe djali i tyre i vetëm ndërroi jetë.
Atë ditë burri i saj Ebu Talha ishte agjërueshëm. Kur u kthye në mbrëmje për të ngrënë iftar, ai pyeti për djalin e sëmurë. Umu Sulejm i tha:”Asnjëherë nuk ka qenë më mirë se ç’është tani.”
Ebu Talha hëngri iftar dhe pasi pushoi dhe fjeti me të shoqen, Umu Sulejm i tha: “O Ebu Talha: “Nëse dikush të ka dhënë diçka hua dhe pas njëfarë kohe ta kërkon sërish, çfarë do të bëje?”
Ebu Talha i tha: “Do ia jap menjëherë.”
Atëherë Umu Sulejm tha: “Atëherë mbështetu Zotit të Madhëruar për djalin që të mori.”
Ebu Talha e kuptoi qëllimin e të shoqes dhe u zemërua mbi faktin që ajo nuk e kishte lajmëruar më parë për vdekjen e djalit të tyre.
Të nesërmen, Ebu Talha u ngrit dhe shkoi në xhami për të falur namazin e sabahut. Ai i tregoi të Dërguarit të Zotit gjithçka që kishte ndodhur një natë më parë.
Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të, i tha: “Vetë Zoti i Madhëruar është çuditur me atë që bëtë ju mbrëmë dhe Ai ua ka bekuar këtë natë!” Profeti u lut: “O Zot, bekoji këta të dy në natën e tyre!”
Por a e dini se si i bekoi atë natë Zoti?
Atë natë, Umu Sulejm kishte mbetur shtatzënë dhe pas nëntë muajsh lindi një djalë të cilin Ebu Talha e quajti Abdullah.
Abdullahu u rrit, u martua dhe i lindën dhjetë djem, të gjithë hafëzë. Bereqeti i asaj nate e pati efektin edhe në pasardhësit e Ebu Talhas. Ky ishte shpërblimi me të cilin Zoti i shpërbleu për durimin e tyre. .

(Visited 258 times, 1 visits today)
Top