Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
U bë kohë e gjatë që s`kemi biseduar së bashku. Aq gjatë, saqë kisha frikë mos po ik nga kjo botë me këto mëkate, e unë s`të kam këshilluar. S`di si t`ia filloj… por, me ndihmën e Allahut, dua të t`i them disa fjalë! Andaj dëgjomë me vëmendje! O ti mëkatar! Ditët, javët, muajt e […]
U bë kohë e gjatë që s`kemi biseduar së bashku. Aq gjatë, saqë kisha frikë mos po ik nga kjo botë me këto mëkate, e unë s`të kam këshilluar. S`di si t`ia filloj… por, me ndihmën e Allahut, dua të t`i them disa fjalë! Andaj dëgjomë me vëmendje! O ti mëkatar! Ditët, javët, muajt e […]
O ti mëkatar!


O ti mëkatar! Ditët, javët, muajt e vitet po kalojnë, e ti ende vazhdon t`i bësh mëkat Allahut. Të kujtohet dita kur ishe vetëm në shtëpinë tënde; s`të shihte askush, e ti vazhdoje të bëje mëkate? Po mospërfillja e urdhrave të Allahut? E padrejtësitë që ua bëje të tjerëve? Mos vallë, harrove se Allahu Fuqiplotë dënon ashpër?!O ti mëkatar! Mëkatet që i ke bërë kanë mbetur, ndërsa “kënaqësitë” shkuan; e, dije se “kënaqësitë” pas së cilave ndodhet zjarri i Xhehenemit, nuk janë kënaqësi! Si do të jetë halli yt “kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe, dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet – por ç’i duhet se u kujtua! Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!” (El-Fexhr: 22-24)
Mos vallë, e harrove këtë Ditë?! Kujto se do të qëndrosh para Allahut të Lartësuar! Vallë, je përgatitur?! Atë Ditë do të dëshmojnë kundër teje veshët, sytë dhe lëkura për çdo gjë që ke bërë. E ti, si dëshiron të hysh në Xhenet me gjithë këto mëkate, kur dihet se babai ynë, Ademi, alejhis-selam, për një mëkat të vetëm është larguar nga Xheneti! Andaj, ki frikë Allahun, se Ai dënon ashpër!
O ti mëkatar! Megjithatë, mos i humb shpresat në mëshirën e Allahut, për faktin se Ai i fal të gjitha mëkatet. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë. Kujtoje mëshirën dhe butësinë e Tij! Kohë më parë, ishte një njeri që i thoshte vetes së tij zot, respektivisht, Faraoni i Musait, alejhis-selam; e All-llahu i Madhërishëm e urdhëroi Musain dhë vëllain e tij që të shkojnë te ai për ta ftuar tek Allahu i Lartësuar. Allahu i Madhërishëm u tha: “Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!” (Taha: 44)
O ti mëkatar! Kjo butësi e Allahut me atë që i ka thënë vetes së tij zot, e si është vallë butësia e mëshira e Tij me ty?!
Nga mëshira e Allahut për ty, o mëkatar, është fakti se Ai të lë të pendohesh disa orë për mëkatin; s`ta shkruajnë melekët menjëherë, ndërsa nëse bën ndonjë vepër të mirë , atëherë ata nxitojnë të ta shkruajnë.
O ti mëkatar! Pas kësaj këshille të shkurtër, të lus për hir të Allahut të kthehesh tek Ai i penduar. Mos iu bind shejtanit të mallkuar, ngase ai është betuar se do t`i devijojë robërit e Allahut, dhe se do t`ua zbukurojë mëkatet. Por, Allahu i Lartësuar do t`i falë robërit e Tij, përderisa i kërkojnë falje. Allahu të thërret çdo ditë dhe natë. Të thërret që të pendohesh për mëkatet që i ke bërë gjatë ditës dhe natës. Vallë, s`dëshiron t`i përgjigjes këtij Zoti Mëkatfalës? Allahu i Madhërishëm gëzohet me pendimin tënd! Andaj eja edhe ti; bashkoju karvanit të të penduarve, se s`i dihet kur mund të të vijë Meleku i Vdekjes të ta marrë shpirtin, e më pas të thuash: “Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!” E të të thuhet: “Kurrsesi!” (Muminun: 99-100)
Shkroi: Burim Koçinaj
Kontrolloi: Lulzim Susuri
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
January 28, 2018 / By M.I Tek Ai cdo send eshte me mase te caktuar
January 28, 2018 / By M.I 10 Shenjat që keni parazitë dhe ushqimet që ndihmojnë në eleminimin e tyre
January 28, 2018 / By M.I Askush nuk e ha, shëron 150 telashe: Erëza që vlen si ar!
January 28, 2018 / By M.I STRESI MUND TË SHKATËRROJË SHËNDETIN
January 28, 2018 / By M.I Xhenxhefil dhe mjaltë
January 28, 2018 / By M.I Pse duhet të flini në anën e djathtë ?
January 28, 2018 / By M.I Si të përshpejtojmë metabolizmin – sekrete nga dietologët
January 28, 2018 / By M.I ”10” Dhembje trupore që shfaqin gjendje të ndryshme emcionale