Terça-feira, 15/6/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit

O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit

Nga Ebu Dherr el-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është transmetuar nga Krijuesi i tij, i Fuqishmi dhe i Madhërishmi, i cili ka thënë: ”O robët e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit. O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të lajthuar, përveç atij që e përudhi Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t’ju përudhë.

O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t’ju ushqej, do t’ju ushqej. O robët e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e veshi Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t’ju veshi. O robët e Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fali të gjitha mëkatet, prandaj, kërkoni nga Unë falje, do t’ju fali. O robët e Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo, me çka Mua dëm do të Më shkaktonit që të Më dëmtonit, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të Më sjellë, që të Më kontribuonit. O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm sikur zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë.

O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta mungonte sundimin Tim në asgjë. O robët e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriteshi (qëndroni) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet Mua të m’i drejtoni, dhe Unë t’i përgjigjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta mungonte atë që kam Unë as aq sa që e mungon gjilpëra kur ngulitet në det. O robët e Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë juve do t’ju shpërblej. Kush gjenë mirë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush gjenë të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetveten.”

(Visited 98 times, 1 visits today)
Top