Domingo, 20/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

O i Dërguari i Allahut, a kemi shpërblim edhe kur u japim ujë kafshëve?

O i Dërguari i Allahut, a kemi shpërblim edhe kur u japim ujë kafshëve?

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), ka thënë:
“Dikë, i cili ishte në udhëtim e kishte kapluar etja. Ai arriti te një bunar (pus), zbriti në brendësi të tij dhe piu ujë. Kur doli nga bunari, e pa një qen i cili për shkak të etjes së madhe, e kishte nxjerrë gjuhën e po lëpinte pluhur. Atëherë, njeriu tha: “Edhe këtë qen e paska kapluar etja njësoj si mua.” Ai zbriti përsëri në bunar, e hoqi këpucën e tij dhe e mbushi me ujë, pastaj e kapi me dhëmbë, u ngjit nga bunari, e i dha ujë qenit.
Allahu i Madhëruar, për këtë vepër të tij, e falënderoi dhe ia fali mëkatet.”
Të pranishmit e pyetën:” O i Dërguari i Allahut, a kemi shpërblim edhe kur u japim ujë kafshëve?” Ai u përgjigj: “Për çdo krijesë të gjallë keni shpërblim, (kur i jepni ujë, kur e ushqeni dhe kur silleni mire me to).”
E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

(Visited 41 times, 1 visits today)
Top