Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Numri i xhenneteve – Ato janë dy lloj: dy nga ari dhe dy nga argjendi

Numri i xhenneteve – Ato janë dy lloj: dy nga ari dhe dy nga argjendi 

Numri i xhenneteve – Ato janë dy lloj: dy nga ari dhe dy nga argjendi

Xhenneh (parajsë) është emër që përfshin në vete kopshtet, banesat, pallatet etj. Ato janë të
shumta. Transmeton imam Buhariu në Sahihun e vet nga Enes bin Maliku se Umu e-Rrebia bint
Bera, e cila ishte nëna Harithe bin Suraka, erdhi te Pejgamberi dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut,
më trego se ku është Haritheh?” Pejgamberi tha: “Ky qe vrarë nga një shtizë, kur u godit nga
dikush i panjohur”. Umu e-Rrebia bint Bera ia ktheu: “Në qoftë se ai është në xhennet, do të bëja
durim, e në qoftë se ai është diku tjetër, do përpiqesha ta vajtoja1”. Pejgamberi tha: “Oj nëna e
Harithes, në xhennet ndodhen shumë xhennete dhe djali yt e ka mbërritur Firdewsin, i cili është
xhenneti më i lartë2”.

Në dy përmbledhjet më të sakta të hadithit, është transmetuar nga ebu Musa el-Eshariu se
Pejgamberi ka thënë: “Dy xhennete janë nga ari me enët, stolitë dhe gjithçka që ndodhet në to.
Dy të tjera janë nga argjendi me enët, stolitë dhe me gjithçka që gjendet në to. Dhe, në mes
njerëzve dhe pamjes së tyre të Zotit të tyre, është vetëm mbulesa e madhërisë së Tij, mbi Fytyrën
e Tij në xhennetin Adën. Allahu i lartësuar thotë: “Dhe për atë i cili i frikësohet daljes para
Zotit të vet, për të janë dy xhennete (kopshte)” (Rrahman, 46). Dhe pasi përmendi këto dy
kopshte, tha: “Dhe përveç këtyre dy xhenneteve, janë edhe dy të tjera nën to (ose mbi to)”
(Rrahman, 62). Pra, janë katër xhennete.

(Visited 30 times, 1 visits today)
Top