Sexta-feira, 6/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NUK KA BEREQET DHE KRENARI PËRVEQSE DUKE NDJEK MË TË BEREQETSHMIT MË KRENARËT

NUK KA BEREQET DHE KRENARI PËRVEQSE DUKE NDJEK MË TË BEREQETSHMIT MË KRENARËT

NUK KA BEREQET DHE KRENARI PËRVEQSE DUKE NDJEK MË TË BEREQETSHMIT MË KRENARËT

Allahu krejt tregtarët që punojnë Hallall i bëftë si Abdurrahman bin Aufi.

Nëse një tregtarë që synon të punojë me hallall dhe nuk e synon dhe di historinë e këtij Sahabie, ai lirisht ta len tregtinë se ska lidhje me tregti hallall, po shikon ëndrra me sy qel…

NGO PRA PSE?

– Kur Pejgamberi (a.s.) filloi t’i vëllazërojë muhaxhirët (mekasit) dhe ensarët (medinasit), atë e vëlla­zëroi me Sad ibnu Ebi Rebian. Pas disa kohësh, Sadi i tha Abdurrahman ibnu Aufit: “O vëllai im! Unë jam ndër më të pasurit e Medinës. I kam dy kopshte, urdhëro e shiko se cili po të pëlqen dhe merre! “ Abdurrahmani i tha vëllait të vet: “Allahu të dhëntë bereqet e të begatoftë në pasurinë tënde, por të lutem ma trego tregun më të afërt…” Ai filloi të tregtojë, të shesë, të blejë, të fitojë dhe ta shto­jë pasurinë. Pas një kohe të shkurtër e përgatiti mehr-in (dhu­ratën e nusërisë) u martua dhe i kënaqur e i disponuar shkoi te Pejgamberi (a.s.).

? Ç’kemi të re? – e pyeti Pejgamberi (a.s.).

– U martova – tha Abdurrahmani.

? E çfarë i dhurove bashkëshortes si mehr? – pyeti prapë Resulullahu.

? I dhurova peshën e 5 dërhemëve të arit – ia ktheu ai.

Atëherë Pejgamberi (a.s.) u lut për të duke thënë: “Allahu të begatoftë në pasurinë tënde…”

“Prej atij momenti – thotë Abdurrahman ibnu Aufi – m’u hapën dyert e të mirave të kësaj bote, saqë ma merrte mendja se në çdo gur, po ta lëvizja nga vendi i vet, do të gjeja ar ose argjend.”

(Visited 37 times, 1 visits today)
Top