Sexta-feira, 19/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk dëshiroj fëmijë për shkak të frikës nga varfëria



Nuk dëshiroj fëmijë për shkak të frikës nga varfëria

Shumë prej burrave dhe grave muslimane nuk bëjnë fëmijë apo e kufizojnë numrin e fëmijëve të tyre nga frika e varfërisë. Si ka mundësi që një besimtar dhe besimtare të ketë frikë nga varfëria apo nga risku i fëmijës së tyre, kur Allahu subhanehu ue teala ka thënë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” (Hud, 6). Gjithashtu, Allahu subhanehu ue teala thotë: “Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu i furnizon ato edhe ju. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” (El Ankebut, 60)
   Mos iu frikësoni furnizimit të fëmijëve tuaj sepse Allahu subhanehu ue teala është Ai i cili ju furnizon ju dhe ata, pra vetëm nga Ai kërkoni furnizim. Allahu subhanehu ue teala thotë: “Pra kërkojeni furnizimin tek Allahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse tek Ai do të ktheheni.” (El Ankebut, 17)
   Allahu subhanehu ue teala e ka urryer veprën e injorantëve në kohën e Pejgamberit alejhi selam, të cilët i vrisnin foshnjat e tyre nga frika e varfërisë. Gjithashtu, Allahu subhanehu ue teala na ka ndaluar ta bëjmë një gjë të tillë. Allahu subhanehu ue teala thotë: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.” (El Isra, 31)
   Allahu subhanehu ue teala i ka urdhëruar muslimanët që t’i mbështeten vetëm Atij: “Dhe vetëm Allahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë.” (El Maide, 23) Dhe thotë: “Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” (Et-Talak, 3)
   O ju muslimanë, mbështetuni Allahut subhanehu ue teala dhe mos kini frikë nga furnizimi i fëmijëve tuaj, sepse Ai i cili ia ka garantuar furnizimin e tyre duke qenë ata në barkun e nënës, Ai është i cili ia ka garantuar furnizimin edhe në këtë botë.


Eroll Nesimi





(Visited 33 times, 1 visits today)




Top