Sexta-feira, 15/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nuk dërguam shenjat veçse për të paralajmëruar

Nuk dërguam shenjat veçse për të paralajmëruar

kurani

“Nuk dërguam shenjat veçse për të paralajmëruar” [el-Isra:59]

 

“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia)…” (esh-Shura, 30)

 

“Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi atyre natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur). Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s’kishin ç’të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: vërtetë, ne ishim zullumqarë (të pranojnë gabimin)” (el-A’raf, 3-4).

 

“Thuaj: ‘Ai ka fuqi t’ju dënojë nga lart apo nga poshtë këmbëve tuaja, apo t’ju ngatërrojë me grindje grupimesh [mes jush], si dhe t’ju bëjë ta shijoni dhunën e njëri-tjetrit” [el-En’am:65].

 

“Në parim, Allahu nuk e dënon një popull, për shkak të veprës së keqe të personit të veçantë. Mirëpo, nëse shumica kanë mundësi që ta ndryshojnë gjendjen, duke e penguar të keqen, por nuk ndërmarrin asgjë, atëherë, Allahu e lejon shkatërrimin e të gjithëve, pa dallim.” (Hadith)

 

“Nëse përhapen mëkatet në ummetin tim, All-llahu të gjithë i kaplon me dënim prej Tij. I thashë: O i Dërguar i All-llahut, po a do të ketë njerëz të mirë në mesin e tyre? Tha: Po, gjithësesi! E, si do të veprohet me këta? Tha: I kaplon ajo që i kaplon njerëzit e tjerë, e pastaj, me drejtësinë e Allahut, e përjetojnë faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij.” (Hadith)

 

(Visited 25 times, 1 visits today)
Top