Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NJIHU ME KURANIN

NJIHU ME KURANIN

NJIHU ME KURANIN!

Kurani është një libër i udhëzimit dhe përparimit shpirtëror.

Ky libër përshkruan vlerat dhe besimet që ty mund të bëjnë njeriun më të mirë që mund të jesh. Ai ta mëson një rrugë të mendimit që është pozitive, përparimtare dhe që të jep zgjidhje të orientuar. Çdo person i cili e pranon botëkuptimin e këtij libri bëhet njeri që beson në drejtësi dhe barazi për të gjithë dhe ka përgjegjësi personale.

Kurani është libër i bindjes – libër që flet me ty si një mik. Tregimet e njerëzve të famshëm janë aty për të dhënë një porosi, ligjet janë të pakta dhe janë të lidhura ndërmjetveti duke u përpjekur për të të bërë ty një përson më të mirë. Frazat poetike janë të ndërtuara në një mënyrë të bukur për t’i mbajtur në mend këshillat e shëndosha dhe mësimet e mira. Ti mund ta hapësh Librin në çdo faqe dhe duke lexuar do të mësosh diçka të dobishme.

Me pak fjalë, Kurani është një letër personale nga Zoti për ty, duke kërkuar nga ti qe të bëhesh diçka më shumë se sa ke menduar se mund të jesh; dikush që Zoti e do dhe dikush që e do botën e Tij aq shumë saqë ai ose ajo do të bënte gjithçka me fuqitë e tyre për t’u kujdesur për të.

Përkthimi i kuptimeve të Kuranit nuk është i njëjtë si Kurani origjinal në gjuhën arabe. Ti mund t’i përdorësh përkthimet për të marrë kuptimet dhe mesazhet e Kuranit, mirëpo është teksti origjinal në arabisht ku mesazhi i vërtetë qëndron.

Kërkimi yt shfaqtë rezultate të mira dhe mesazhi i Kuranit qoftë udhëzim i rrugës tënde për të gjithë pjesën tjetër të ditëve tua!

(Visited 16 times, 1 visits today)
Top