Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njeriu qe ndalon se luturi nese e godet nje e keqe

Njeriu qe ndalon se luturi nese e godet nje e keqe

Thote Allahu i madheruar ne Kuran: ” Njeriu nuk lodhet kurre duke kerkuar te miren, por nese e godet e keqja , ai menjehere bie ne deshperim dhe humb shpresen“. (Sure Fussilet, 49)
Ka prej njerezve qe instistojne ne te lutur per para, shendet e pasuri, pa u lodhur e bezdisur. Kur e godet fukaralleku e semundja e kap pesimizmi dhe mendon keq per Zotin dhe e humb shpresen nga meshira e Allahut e cila ka mbushur qiejt dhe token. Kur Allahu ia ndalon fatkeqesine , mendon dhe iluzionon se ai e ka merituar nje gje te tille, pasi puna e tij ka permesa te medha dhe jo nga meshira e Allahut. Thote Allahu i madheruar ne Kuran: ” Nese pas fatkeqesise, Ne i japim atij qe te shijoje nga miresite Tona, ai me siguri, do te thote: ” Kete e meritoj“. (Suretu Fusilet, 50)

Me pas i shtohet iluzioni me shtimin e miresive te dhuruara prej Allahut, duke menduar se ajo eshte pasuri e perjetshme qe nuk shteron kurre. Nuk beson ne Diten e Kijametit dhe nuk beson se ka nje Dite llogarie, iluzionon se Allahu do ti jape lumturine e ahiretit sic i dhuroi ne dynja. Shpreson pa punuar. Keta njerez Zoti i kercenon me nje denim te ashper. Thote Allahu i madheruar: ” Une nuk besoj se do te vije Ora e Kiametit, por edhe nese kthehem te Zoti im, sigurisht qe Ai do te me jape shperblimin me te mire. Ne te vertete, Ne do t´i njoftojme mohuesit per ate qe kane bere dhe do t´i bejme te shijojne nje denim te ashper“. (suretu Fusilet,50).

(Visited 49 times, 1 visits today)
Top