Quinta-feira, 18/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njeriu i pare i paditur apo i ditur ?



Njeriu i pare i paditur apo i ditur ?

Ademi a.s u krijua i ditur
Që nga dita e parë që iu dha shpirti, Ademi a.s ishte iditur. Jo ashtu siç na thuhet sot se njeriu i parë ishte i paditur pastajfilloi të mësojë nga përvoja. Ai mësoi si të ndezë zjarrin, mësoi të folurënetj… Allahu e krijoi njeriun të ditur dhe jo injorant. Madje, ai ishte më iditur se vetë melekët, gjë e cila përmendet në shumë ajete dhe hadithe.

Që nga dita e parë, Zoti ia mësoi Ademit a.s emrat e çdosendi. Kjo është kafshë, ky është zog, ky është det, ky është mal etj… Këtë epërmend vetë Abdullah ibnu Abasi. Ademi a.s mësoi gjithçka që ekzistonte nëqiell dhe tokë.
Veç kësaj, Zoti i mësoi të gjithë zanatet e nevojshme, aidinte të ndezë dhe përfitojë prej zjarrit, punonte hekurin dhe drurin.

“Allahu ia mësoi Ademit emrat e çdo gjëje, pastaj ua paraqitiengjëjve dhe u tha: “Më tregoni emrat e tyre, nëse ajo që thoni është evërtetë!” (Bekare, 31)
Kur Zoti e kishte deklaruar se do të krijojë një krijesëtjetër në tokë, melekët kishin thënë:”Le të krijojë Zoti ynë ç’të dojë, pasiçfarëdo që të krijojë, nuk do të jetë më e nderuar dhe më e ditur se ne.”

Zoti u tregoi se Ademi a.s ishte më i nderuar se melekët,pasi i urdhëroi këta të fundit t’i përulen në formë nderi. Përulja në formënderimi, lejohej më parë, por tani është e ndaluar.
Veç kësaj, u tregoi se Ademi a.s ishte edhe më i ditur, pasidinte emrat e gjithçkaje, cilësi të cilën nuk e kishin melekët.





“O Adem, – tha Ai – ua trego atyre emrat e gjërave!” (Bekare,33) Menjëherë Ademi a.s filloi të rendisë emrat e gjithçkaje.
“Kur ai ua tregoi emrat e tyre, Allahu tha:“A nuk ju kamthënë se vetëm
Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e diçfarë tregoni haptazi dhe çfarë fshihni?!” (Bekare, 33)

Ajo që melekët mbajtën të fshehtë është thënia e tyre:”Le të krijojë Zoti ynë ç’të dojë, pasi çfarëdo që të krijojë, nuk do të jetë më enderuar dhe më e ditur se ne.”
Siç e shihni, sa më shumë të zhytemi në detajet e historive,aq më shumë lehtësohet të kuptuarit e Kuranitfamëlartë. Duke shtjelluar shkaqete shpalljes së ajeteve, na kthjellohen shumë gjëra që i kishim të mjegullta mëparë.

(Visited 29 times, 2 visits today)




Top