Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Njeriu i ka pesë ditë

Njeriu i ka pesë ditë

1- ditën e kaluar, dita që i ka ikur dje dhe nuk i kthehet kurrë më deri ne Kiamet;

2- dita e pranishme, dita të cilën e jeton sot;

3- dita e ardhshme, dita që do të vjen nesër, andaj secili duhet të pyet veten çka kemi përgatitur për nesër;

4- dita e premtuar, dita e vdekjes, e pas saj ose për xhenet ose për xhehenem;

5- dita e zgjatur, dita të cilën do ta jetojmë në ahiret.

Kush futet në xhenet i thuhet:

– këtu do të jetosh dhe kurrë nuk do të vdesësh;

– gjithmonë do të jesh i ri dhe kurrë nuk do të plakesh;

– gjithmonë do të jesh i shëndosh dhe kurrë nuk do të sëmuresh;

– gjithmonë do të kënaqesh dhe kurrë nuk do të vuash.

Kurse kush futet në xhehenem do ti ketë katër dëshira:

– dalje nga xhehenemi,

– lehtësim të dënimit,

– vdekjen ne xhehenem, dhe

– ujë nga banorët e xhenetit. Mirëpo asnjëra dëshirë nuk do tu plotësohet.

Bekir HALIMI

(Visited 40 times, 1 visits today)
Top