Domingo, 17/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nje TREGIM shume i bukur per ata qe kane durim ta lexojne deri ne fund!!

Nje TREGIM shume i bukur per ata qe kane durim ta lexojne deri ne fund!!

Nje TREGIM shume i bukur per ata qe kane durim ta lexojne deri ne fund!!
Perktheu: Musanif RUFATI
Gruaja e moshuar doli nga dhoma e saj në mënyrë të qetë. Nga salloni degjoheshin zërat e nuses dhe të nipit. Nusja djalit të saj:
“O birë sofra është gati, ta kam vendosur çorbënö eja dhe ha përpara se të ftohet!..”
Shkoi në skajin e sallonit dhe u ul në menderen të cilën e kishte sjellë nga fshati. Kur pa djaloshi gjyshen I tha: “Gjyshe eja të hamë bashkë.”
Gruaja e moshuar plot mençuri psherëtiu dhe tha:
Nuk ulet në sofër pa ardhur I zoti I shpisë. Le të vij njëher babai yt do të hamë bashkë İnshallah.
Nusja: Ah moj nënë, ato kanë qenë dikur!.. Tani kush është I uritur ulet në sofër, kur të vi jai do të haj.
Gruaja e moshuar: Bijë, ashtu sikurse njerëzit kanë edukatë, turp, ndershmëri njëashtu edhe shtëpitë kanë turp dhe ndershmëri.
Nipi duke mos duruar në mënyrë tallje u fut në temë:
Aa gjyshe cfarë qenka kjo ndershmëria e shtëpive… Pa më thuaj u bëra kurioz.
Gruaja e moshuar filloi fjalët:
Kur ne ishim të vegjël mësuam që para prindëve duhet të ulemi me edukatë. Kur prindërit ishin në shtëpi ne nuk uleshim duke I shtrirë këmbët dhe kur të mëdhejtë flisnin ne nuk flisnim aspak vetëm kur dikush na pyeste diqka. Kurt ë mëdhejtë hynin në dhomë ne menjëherë ngriheshim dhe u lironim vend atyre. Asnjëherë nuk e zgjatnim dorën në sofër para se të ulej babai. Babai vinte fillonte duke thënë “Bismilah, hajdi bujrun” të gjithë me kënaqësi e fillonim ushiqimin… Në fund duanë e ushqimit e thonim fëmijët me radhë. A ka ushqim më të shijshëm se sa ai që hahet bashkë me familje? Kjo është edukata e sofrës o bir!..
Nipi: A nuk hynit në depression pas gjithë këtyre presioneve gjyshe?
Gjyshja: Jo, birë, në kohën tonë gjithmonë kishte dashuri sepse kishte rrespekt. Gjersa kishte dashuri askush nuk hynte në presion. Ushqimet ishin të shijshme ndërsa gjumi I rehatshëm. A e din? Unë për herë të parë fjalën depression këtu e kam dëgjuar, bile në fshat kishim një njeri me të meta mendore, I thonin “Deli Ibram”. Vallahi edhe ai bile aq I lumtur ishte sa smund ta shpjegoj. Luante në lagje me fëmijët deri në mbrëmje, kur uritej trokiste në një derë ” jam I uritur… më jep uj” thoshte. Cilën derë trokiste nuk e kthenin bosh. Kur I riteshin flokët berberi e ruante, nganjëherë hamamxhiu e lante. Ditët e xhumaja bile tregtarët e mernin për dore dhe shkonin bashkë në xhami. Pra askush nuk e ofendonte.
Kurse tani s’ka ngelë rrespekt për asgjë. Pa shiko as shpiat në këtë qytet nuk kanë rrespekt! Kur bëhet mbrëmje askush nuk I vendos perdet, të gjithë shpiat duken përbrenda, por askush nuk turprohet. Kurse ne ende pa u errësuar nata I vendonim perdet pastaj e ndeznim dritën. Bile edhe kur perdet ishin të mbuluara turproheshim të ndërrojmë teshat saqë fiknim dritën dhe uleshim në tokë për tu ndërruar. Na skuqej fytyra kur mendonim se mund të na duket maica.
Në atë moment u ngrit nusja e turpëruar dhe e mbylli perden.
Të mëdhejtë na thonin edukata e shtëpisë kuptohet kur sheh a janë perdet e vendosura apo jo.
Edhe pse shtëpitë ishin të rrethuara me mure askush nuk I thante teshat në vende ku dukeshin, kishim turp edhe nga njerëzit e shtëpisë. Njëherë kur unë isha 12 vjeçe kisha vu shallvaret e mia në perin e parë, nëna menjëherë erdhi dhe më tha: Bijë sot babai kishte dalë në obor dhe kishte parë teshat tua, doja të hija në tokë nga turpi. Edhe njëherë mos i nxjerr në perin e parë por teshat e mbrendshme vendosen në fund!.. Bile sipër tyre vendos ndonjë shami që mos të duken. Nëse na hiqet turpi na ik edhe imani!.. tha. Normal unë isha e vogël, kur nëna mi thoshte këto unë turpërohesha. Kurse tani a është kështu? Një ditë dola në ballkon të mar pak ajër kur pash komshiun perballë të gjithë teshat kishte nxjerrë aty ku duken, unë u turpërova dhe ika brenda.
Kurse sot ushqimet hahen jashtë i hyhet në hak edhe syrit, askujt nuk i intereson. Ata që vijnë nga pazari vijnë me najllone të dukshme, ka njeri që mund ta blej por ka që s’mund. Në këto gjëra që hahen ka hak syri, pastaj fillon xhelozia. A të bëjnë mirë këto ushqime o birë?
Pejgamberi jonë a.s thotë:” Mos i mërzisni njerëzit me erën e ushqimit tuaj.” Kurse sot të gjithë ne i dëmtojmë të tjerët me errërat tona. Sigurisht që ajo që hamë do na bëj dëm. Pastaj duke thënë depresion depresion vraponi pas mjekut.
Edhe një edukatë ka shtëpia që ndoshta kjo është më e rrëndësishmja… Gjërat që ndodhin në shtëpi asnjëherë nuk dalin jasht, gjërat që hahen që pihen, muhabetet zënkat… Këto llogariten nga ndershmërit e shtëpisë dhe nuk i tregohen askujtë. Për këtë shkak në shtëpi zgjidheshin lehtë. Zaten Pejgamberi jonë a s veçanërisht zënkan mes burrit dhe gruas të shpërndahen jashtë është një mëkat I madh no thotë në shumë hadithe, apo jo Lejla!.. i tha nuses ndërsa Lejla e turpëruar: Po nënë tha.
Nipi: Gjyshe, tani ka diqka që quhet facebook; njerëzit kur shkojnë në restorante ushqimin që hanë e shpërndajnë me mijëra njerëz.
Aa sa turp… a tregon njeriu se çfarë han?
Ah moj nënë ka fotografi nga të gjithë momentet. Vendet ku shëtit, ushqimet, teshat.. bile bile edhe edhe shkrimet që ua kanë dërguar burrat me lule i ndajnë me të tjetët..
Ah birë çka thua ti? Paska ardh kijameti. Paskan mbetur shtëpitë të zhveshura… pastaj vazhdoi gjyshja të flas me lot në sy:
Ne turpëroheshim të ecim me burrat tonë krah për krah; ka gra të veja, ka të pamartuara. Të mos u hedhim krip në plagët e tyre, ecnim një hap pas burrave tanë… Kurse tash I shihni dashuritë, I shihni zënkat. Sigurisht që ku nuk ka fshehtësi(privatësi) nuk do të ketë sinqeritet. Bereqeti I shtëpisë është në rrespektin e të mëdhënjve. Ndershmëria e shtëpisë është në perde. Ndershmëria e syve është në kapakët e syve. Turpi është një pjesë e imanit.
Vendi i turpit është tek syri. Për këtë shkak duhet të ruajm syrin, por edhe të shikojmë mirë gjërat që i’a themi dikujt në sy.
Nusja: Ke të drejt oj nënë, ne sa më shumë që e humbim ndershmërinë brengat na shtohen.
Nipi e lëshoi lugën pa zë dhe tha: Unë do të pres kur të vij babi të ha bukë oj nënë. Kurse gjyshja kur pa ndikimin e fjalëve të sajë tha me zë të ulur ELHAMDULILAH.

(Visited 610 times, 1 visits today)
Top