Sexta-feira, 19/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një tregim shumë domethënës,si silleni me të moshuarit?



Një tregim shumë domethënës,si silleni me të moshuarit?

Një tregim shumë domethënës…

Ishte një plak i cili jetonte me djalin, nusen dhe nipin e tij. Plaku nuk ishte më në gjendje të ushqehej normalisht, duart i dridheshin dhe ushqimi i binte nga dora.

Një ditë plakut i bie ena me ushqim nga dora dhe i thyhet, nusja u zemërua dhe kërkoi nga burrin i saj të gjej ndonjë zgjidhje. Djali mendoi dhe vendosë t’ia bëj të atit një enë nga druri, për të shmangur derdhjen e ushqimit në tryezë. Por, problemet nuk u ndalen me kaq, filluan plakun ta largojnë edhe nga tryeza dhe të ushqet vetëm, i ndarë nga familja. Plaku u mërzit shumë për shkak të gjendjes së tij në ditët kur kishte më së shumti nevojë për përkrahjen e familjes. Sjellja e tyre me plakun bëhej gjithnjë e më e keqe, aq sa ai nuk mund ta duronte më…
Pas disa muajsh plaku vdiq.

Pas kryerjes së ceremonisë së varrimit, cifti bashkëshortor vendosën që gjërat e plakut t’ju falnin të varfërve ose t’i hidhnin. Papritmas nipi erdhi dhe e mori enën prej druri. Kur babai e pa e pyeti: “Çfarë të duhet ajo enë prej druri? Ç’do bësh me të?
“Dua ta ruaj që me të t’ju ushqej ty dhe nënën kur të plakeni si gjyshi”, u përgjigj djali.





SHPERNDAJE edhe kujdes si silleni me te moshuarit!!

(Visited 46 times, 1 visits today)




Top