Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nje tregim shumë prekës

Nje tregim shumë prekës

Nje tregim shum prekes

Një njeri i thyer në moshë po udhëtonte me tren me djalin e tij, i
cili ishte 25 vjeç !
Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej 1 gezim i madh !
Në atë moment ,
djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti :
Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh !
Plaku buzëqeshi !
Pranë tyre ishte ulur një çift , që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq !
Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?!


Menduan ata!
Papritmas djali bërtiti :
Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh!
Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali !
Më pas filloi të bjerë shi !
Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. !
Papritmas ai bërtiti:
Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time !
Shiko … shiko…!
Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut:
Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë?! Plaku u përgjigj:
Ne sapo dolëm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh per here te pare ne jeten e tij !

Nuk Duhet Ti Gjykojm Asnjehere Njerzit Pa i Njohur !

(Visited 81 times, 1 visits today)
Top