Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Një shembull i të jetuarit me Kur’anin nga një tabiin

Një shembull i të jetuarit me Kur’anin nga një tabiin

nature 2013Një shembull i të jetuarit me Kur’anin nga një tabiin

Ishte prej tabiinëve të njohur. Para se të pranonte Islamin, ishte mushrik, nga Persia. Në kohën e sahabëve kapet rob lufte në njërën prej betejave në mes muslimanëve dhe jobesimtarëve. E pranon Islamin dhe mahnitet pas Kuranit.
Ai fillon të rrëfejë për jetën e tij interesante: “Unë dhe disa me të cilët isha në luftë u kapëm nga muxhahidinët dhe na trajtuan si robër lufte. Nuk kaloi shumë kohë dhe ne e besuam Allahun dhe u orientuam në mësimin e Kuranit.”
Kjo ishte jeta e selefit nga radhët e sahabëve dhe të atyre që i pasuan sahabët. Shtëpitë e tyre ishin plot Islam dhe Kuran.
Ata që patën rastin të rrinë me ta u ndikuan nga morali i tyre i lartë, nga shitblerja dhe nga jeta e tyre, e cila ndërtohej mbi porositë e Kuranit dhe të Sunetit të Muhamedit alejhi selam. Me fjalët dhe veprat e tyre ata ishin thirrës në rrugën e Allahut subhanehu ue teala, prandaj shumë jomuslimanë nuk kalonte kohë e gjatë dhe e pranonin Islamin.
Tabiini i nderuar vazhdon rrëfimin e tij, pasi foli për Islamin e tij dhe dashurinë e tij për Kuranin duke qenë rob lufte. Ai thotë: “Disa prej nesh i paguanin taksë zotërisë së tyre, disa prej nesh u shërbenim atyre e unë isha njëri prej tyre. Çdo natë e lexonim Kuranin në tërësi, e kjo ishte shumë e vështirë për ne, pastaj filluam ta lexonim atë në tërësi çdo dy net, por edhe kjo ishte shumë e vështirë. Pastaj e mbaronim së lexuari çdo tre net, por edhe kjo ishte e vështirë për ne, sepse gjatë tërë ditës punonim dhe çdo natë nuk flinim. Një ditë takuam disa shokë të Pejgamberit alejhi selam dhe u ankuam tek ata për pagjumësinë, për përfundimin e Kuranit çdo tre net dhe për shërbimin që u bënim pronarëve tanë. Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, u përgjigjën: “Leximin e Kuranit përfundojeni çdo ditë xhumaje.” I morëm udhëzimet e sahabëve dhe Kuranin e lexonim një pjesë të natës dhe pjesën tjetër flinim. Kjo nuk ishte e rëndë.”
Pas kësaj çështja e këtij tabiini u transferua te një grua nga fisi Beni Temin. Ishte zonjë e ndershme dhe besimtare dhe nuk e obligonte atë me punë të rënda. Ai i shërbente asaj një pjese të ditës dhe pjesën tjetër pushonte. Krahas mësimit përmendsh të Kuranit mësonte edhe leximin me rregullat e Kuranit, shkrimin dhe shkenca të tjera islame, që pas Kuranit gjithnjë ishte shkenca e hadithit.
Ky tabiin shkoi një ditë për të falur namazin e xhumasë. Me të shkoi edhe pronarja e tij, e cila tha para masës së njerëzve: “Dëshmoni o ju muslimanë se unë po e liroj këtë djalosh duke e dashur shpërblimin nga Allahu dhe duke shpresuar në faljen e Tij. Askush nuk ka të drejtë të sillet me të ndryshe përveçse në formën më të mirë.” Pastaj e shikoi atë dhe tha: “O Allahu im, unë dua ta ruaj këtë të mirë te Ti për ditën kur nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët.”
Kush është ky burrë kaq i madh, i cili tha për veten: “E kam mësuar shkrimin dhe Kuranin pa e hetuar familja ime dhe asnjëherë nuk është vërejtur në teshat e mia ngjyra e pendës”? Ky është Ebu El Alijeh, Rufi bin Mihram, komentues i Kuranit dhe dijetar i madh në kohën e tij. Ka arritur kohën e Pejgamberit alejhi selam, e ka pranuar Islamin në kohën e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe ka dëgjuar hadithe nga një numër sahabësh, prej të cilëve ishte: Omeri, Aliu, Ubej bin Kabi, Ebu Dherri, Ibnu Mesudi, Ibn Abasi, e të tjerë, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Kuranin e ka lexuar në praninë e Ubej Kabit dhe të Ibn Abasit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, kurse para Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, tri herë. Me gjithë dijen e madhe që kishte për Kuranin, ai ishte prej personaliteteve më të shquara në shkencën e hadithit. Allahu i Madhërishëm e ngriti atë nëpërmjet studimit të Kuranit dhe të hadithit.
Një ditë hyri tek Ibn Abasi, që ishte udhëheqës i Basras në kohën e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ibn Abasi e mirëpriti, e nderoi dhe e uli në shtratin e tij në të djathtë. Aty ishin disa persona me autoritet nga fisi kurejsh, që filluan të pëshpëritnin në mes vete duke i thënë njëri-tjetrit: “A e patë se si Ibn Abasi e uli këtë robin mbi shtratin e tij?” Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babain e tij, i vërejti pëshpëritjet dhe iu drejtua atyre duke u thënë: “Dituria krenarit ia shton krenarinë, i bën të vlefshëm në mesin e njerëzve dhe i ul robërit në shtretërit e udhëheqësve.”
Vërtet, Allahu i Madhërishëm e ngriti Ebu Alijen me Kuran, saqë thotë Ebu Bekër bin Ebi Davudi: “Pas sahabëve nuk e njeh askush Kuranin më mirë sesa Ebu El Alijeh dhe Seid ibn Xhubejri.”

Tani ejani që së bashku t’i hedhim një shikim porosive të Ebu El Alijes për Kuranin:
1-I mësonte shokët e vet se si ta mësonin Kuranin. Ebu Nuajmi transmeton se Ebu El Alijeh u thoshte: “Mësoni nga Kurani nga pesë ajete. Kjo është më e lehtë për ju, ngase Xhibrili alejhi selam i zbriste nga pesë ajete nga pesë ajete. Kjo është metodë edukative e të mësuarit.”

2-Namazin e vlerësonte lart, sepse është shtyllë prej shtyllave të Islamit. Ai i vlerësonte njerëzit përmes namazit. Transmetohet nga ai se ka thënë: “Udhëtoja gjatë për te dikush që transmetonte hadithe në mënyrë që të dëgjoja nga ai. E ndiqja atë në namaz; nëse e falte namazin me kohë dhe nuk e vononte atë, dëgjoja nga ai hadithe dhe mësoja prej tij. E, nëse nuk i kushtonte rëndësi namazit, largohesha dhe nuk mësoja nga ai ndonjë hadith dhe thosha: “Kur ky nuk i kushton rëndësi namazit, ndaj të tjerave është shumë më i pakujdesshëm.”
S’ka dyshim se namazi është vlerësuesi më i saktë për njerëzit. Sa njerëzve u thuhet të mençur dhe inteligjentë, por kur shikon çështjen e tyre, sheh se ata persona nuk janë të pranishëm fare në xhami.

3-Ka porositur shokët e tij që t’i ndjekin porositë kuranore dhe të largohen nga ajo që i largon nga Kurani duke thënë: “Mësojeni Kuranin. Nëse e mësoni atë, kurrë nuk do t’ia ktheni shpinën. Mos u jepni pas epsheve sepse ato fusin armiqësi në mesin tuaj, punojeni dhe jetësojeni atë që porositën dhe punuan sahabët e Muhamedit alejhi selam.”

4-Ua mësonte shokëve të tij të vërtetat kuranore në fushat e ndryshme të jetës. Transmetohet prej tij se ka thënë: “Ai që e beson Allahun e Madhërishëm, Allahu e udhëzon atë në rrugën e Tij të drejtë”, duke e vërtetuar këtë me ajetin kuranor:

????? ??????? ????????? ?????? ????????

“Dhe kushdo që beson Allahun, Ai e udhëzon zemrën e tij (drejt besimit të vërtetë).” (Et Tegabun, 11)
Pastaj ka thënë: ’’Ai që i mbështetet Allahut, Allahu i mjafton atij”, duke e vërtetuar me ajetin kuranor:

????? ??????????? ????? ??????? ?????? ???????

“Dhe kushdo që mbështetet e vë shpresat tek Allahu, atëherë Ai do t’i mjaftojë atij plotësisht.” (Et Talak, 3)
Ai thoshte: “Kush huazon nga Allahu, Allahu e shpërblen atë:

???? ??? ??????? ???????? ?????? ??????? ??????? ????????????? ???? ?????????? ?????????

“Kush është ai që dëshiron të lërë tek Allahu një hua të mirë, ashtu që Ai të mund t’ia shumëfishojë atë atij disa herë?” (El Bekare, 245.)
Dhe thoshte: ’’Ai që kërkon mbrojtje nga dënimi i Allahut, Allahu e mbron atë.”

?????????????? ???????? ?????? ????????

“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e Allahut.” (Ali Imran, 103) Ai gjithashtu thoshte: “Ai i cili i lutet Allahut, Allahu i përgjigjet lutjes së tij”, duke e argumentuar me fjalën e Allahut:

??????? ????????
???????? ?????? ???????? ??????? ??????? ???????? ???????? ????? ???????

“E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet.” (El Bekare, 186)

5-Ishte prej dijetarëve të mëdhenj, luftonte në rrugën e Allahut sa herë që e kërkonte nevoja. Ai luftoi kundër romakëve në Sham, sikurse luftoi kundër persianëve në Persi dhe ishte i pari që e thirri ezanin në atë vend pas çlirimit të tij.
Një herë, kur u përgatit për të shkuar në xhihad, filloi të ndiejë një dhimbje të madhe në këmbë, një dhimbje që sa vinte dhe i shtohej. Më pas i erdhi mjeku, i cili, pas kontrollit që i bëri, i tha:
-Ti je goditur nga gangrena.
Ai pyeti: -Ç’është gangrena?
Mjeku i tha: -Është një sëmundje e cila e paralizon organin e trupit në të cilin gjendet, pastaj kalon në pjesët e tjera derisa ta kaplojë tërë trupin.
Mjeku i tha se duhet t’ia priste këmbën patjetër, në të kundërtën sëmundja do të përhapej në tërë trupin. Ebu El Alijeh i dha leje, edhe pse e urrente prerjen e këmbës.
Kur erdhi mjeku që t’ia priste këmbën me sharrë, i tha: -A dëshiron të të japim një dozë anestezie, në mënyrë që të mos e përjetosh fare dhimbjen (gjatë prerjes së këmbës)?
Ebu El Alijeh, Allahu e mëshiroftë, u përgjigj:
-Unë kam një ilaç më të mirë sesa ky që më propozoni ju. Më sillni këtu një lexues të Kuranit, i cili e lexon bukur Kuranin. Le të fillojë ai të lexojë Kuran në praninë time e kur të shihni se më është skuqur fytyra, më janë zgjeruar sytë dhe shikimi im është përqendruar në qiell, atëherë bëni me mua ç’të doni.
Vepruan ashtu siç u tha dhe ia prenë këmbën. Kur i erdhi vetëdija, mjeku i tha: -Me sa duket nuk e ke ndier fare dhimbjen e sharrës dhe të këputjes së këmbës.
Ebu El Alijeh tha: -Dashuria ndaj Allahut dhe kënaqësia e asaj që dëgjova nga Kurani më bëri që mos të ndiej fare dhimbje nga sharra dhe këputja e këmbës.
Pastaj e mori këmbën e tij në dorë, e shikoi dhe tha: “O këmba ime, kur ta takoj Allahun në Ditën e Llogarisë dhe të më pyesë se a kam ecur me ty dyzet vite në haram apo kam prekur me ty atë që nuk është e pëlqyeshme, do t’i përgjigjem jo. Do të jem i sinqertë në atë që do të them inshallah.”
Këta janë shembuj të historisë së umetit islam nga jeta e të devotshmëve, shembuj dhe këshilla të mjaftueshme për atë që dëshiron të marrë mësim.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Musli Zymberi