Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një pyetje për tre sekrecionet trupore

Një pyetje për tre sekrecionet trupore

Pyetja:

Selam alejkum! Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus për punën tuaj! Kisha një pyetje. E kam dëgjuar hadithin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selam, i cili ka treguar për ato tre sekrecionet trupore. Për dy prej tyre që duhet të marrim vetëm abdest e për një prej tyre që duhet të bëjmë guslin. Problemi është se unë jam i verbër dhe kam problem për shkak që nuk e shoh se për cilin prej këtyre lëngjeve trupore bëhet fjalë dhe për pasojë kam frikë se ndonjë namaz nuk më pranohet sepse nëse e kam obligim të bëj gusël, e unë s’e di se e kam obligim, atëherë mund ta fal namazin pa bërë gusël. Çfarë të bëj në këtë rast? Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat në këtë dynja dhe në ahiret!
Përgjigjja:

Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Spermën, nga 2 llojet e tjera të sekrecioneve, mund ta dallosh nëpërmjet erës, pasi era e spermës është më e rëndë, kurse dy sekrecionet e tjera nuk kanë erë.
Eroll Nesimi

(Visited 49 times, 1 visits today)
Top