Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NJE PIKE E FARES

NJE PIKE E FARES

NJE PIKE E FARES

Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoidë, të cilët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës, derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoidë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë në destinacionin e duhur. Në fund të kësaj “gare”, veza lejon vetëm një qelizë spermatozoide që të depërtojë brenda saj. Ky është thelbi i njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Në Kuran thuhet:

“A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet?” (El Kijame 36-37)

Siç shihet, Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë e origjinës hyjnore të saj.
PERZIERJA NE FARE (SPERM)

Fara nuk përmban vetëm spermatozoide, por edhe një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë funksione të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t’u dhënë energji spermatozoideve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t’u lejojë lëvizje të lirë spermatozoideve. Kur përmendet fara në Kuran, ajo përshkruhet si një lëng i përzierë:

“Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë…” (El Insan 2)

Një ajet tjetër, po ashtu, bën fjalë për farën si një përzierje. Në të theksohet se njeriu është krijuar nga “esenca” e kësaj përzierje:

“Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët.” (Es-Sexhde 7-8)

Fjala arabe “sulale” e përkthyer si “esencë”, nënkupton diçka esenciale ose pjesën më të mirë të diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton “një pjesë të një tërësie”. Kjo tregon që Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Zoti, Krijuesi i njeriut.

(Visited 37 times, 1 visits today)
Top