Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Mos ec me një këpucë
Mos hani dhe mos pini me dorën e majtë
Faleni njëri-tjetrin para ditës së Arafatit
Gjuha e TIGRIT
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Ozer Taç, fëmija pesëvjeçar i cili së bashku me familjen kishin shkuar nga Kosova për t’u mjekuar në Bursa të Turqisë, ka hedhur hapin e parë pa mbështetje, duke sjellë kështu buzëqeshjen tek familja e tij. Siç shkruan Anadoly Agency, vogëlushi Ozer, i cili nuk kishte arritur rezultate nga trajtimi dyvjeçar në Kosovë, në […]
Ozer Taç, fëmija pesëvjeçar i cili së bashku me familjen kishin shkuar nga Kosova për t’u mjekuar në Bursa të Turqisë, ka hedhur hapin e parë pa mbështetje, duke sjellë kështu buzëqeshjen tek familja e tij. Siç shkruan Anadoly Agency, vogëlushi Ozer, i cili nuk kishte arritur rezultate nga trajtimi dyvjeçar në Kosovë, në […]
“Një mjek në Kosovë na tha se nuk mund të ecë”: Fëmija pesëvjeçar hedh hapin e parë në Turqi (Foto)

Ozer Taç, fëmija pesëvjeçar i cili së bashku me familjen kishin shkuar nga Kosova për t’u mjekuar në Bursa të Turqisë, ka hedhur hapin e parë pa mbështetje, duke sjellë kështu buzëqeshjen tek familja e tij.
Siç shkruan Anadoly Agency, vogëlushi Ozer, i cili nuk kishte arritur rezultate nga trajtimi dyvjeçar në Kosovë, në muajin dhjetor kishte shkuar në Spitalin Pediatrik Spastik dhe Qendrën e Rehabilitimit Dr. Ayten Bozkaya në Bursa.
Aty ai i ishte nënshtruar ushtrimeve, ergoterapisë, hidroterapisë dhe elektroterapisë, nën mbikëqyrjen e specialistëve të trajtimit fizik dhe fizioterapistëve.
Në Kosovë një mjek i kishte thënë se e ka të pamundur të ecë, ndërkohë që me hapin e parë pas terapisë tremujore, Ozeri, krahas gëzimit që përjetoi vetë, solli edhe buzëqeshje në fytyrën e së ëmës Gulxhanes dhe babait Huseinit.
Teksa më parë nuk mundte madje të qëndronte në këmbë, Ozeri tani mund të eci pa ndihmën e askujt.
Ozer Taç, fëmija pesëvjeçar i cili së bashku me familjen kishin ardhur nga Kosova për t’u mjekuar në Bursa të Turqisë, teksa më parë nuk mund as të qëndronte në këmbë, pas një fizioterapie që zgjati për tre muaj, ai hodhi hapin e parë pa mbështetje, duke sjellë kështu buzëqeshjen të familja e tij dhe punonjësit shëndetësorë. ( Ali Atmaca – Anadolu Agency )
Specialisti fizioterapisë, Koza Çubukçu, duke folur për AA, ka thënë se kur Ozeri kishte ardhur për herë të parë në spital, ai nuk kishte mundur të ulet, të ngre duart apo të qëndrojë në këmbë.
Çubukçu njofton se kanë zbatuar metoda të llojllojshme për ta rritur lëvizshmërinë fizike të Ozerit.
“Planifikuam trajtim që të mund të ulet dhe të ngre duart. Me pacientin zbatuam trajtim në përputhje me gjendjen e tij. Aktualisht, jemi duke zbatuar vetëm trajtim fizik. Pas kësaj, nëse është e nevojshme, mund të zbatojmë edhe alternativa të tjera, siç janë ndërhyrja kirurgjike dhe injektimi me botoks. Pacientin e pranuam më 5 dhjetor, kurse tani është ngritur në këmbë. Trajtimi nuk ka përfunduar ende, pra, aktualisht nuk është në nivelin që ne dëshirojmë. Marrja e një rezultati kaq të shpejtë sipas nesh është një gjendje gëzueshme”, thekson Çubukçu, duke shtuar se Ozeri tani ka filluar të përdorë edhe duart.
Ai më tej shpjegon se vogëlushi Ozer vuan nga paraliza cerebrale dhe thotë se rezultatet janë të kënaqshme kur sëmundja zbulohet në katër vitet e para të saj.
Ndërkaq, fizioterapeutja Aslı Erdem Karadağ, duke treguar se për Ozerin kanë zbatuar fizioterapi të posaçme, ka thënë se kanë shpresë se do të arrijnë në nivelin e dëshiruar dhe që me kohë gjendja e Ozerit do të përmirësohet edhe më shumë.
Ndërkaq babai i tij, Husein Taç, ka rrëfyer se i biri i tij është mjekuar për dy vite në Kosovë, megjithatë, nuk kanë arritur asnjë rezultat.
Për këtë arsye, siç thotë ai, i janë adresuar kryetarit të Komunës së Mamushës, Arif Bytyq, duke ia parashtruar kërkesën për trajtim në Turqi.
“Bytyqi kontaktoi me Ankaranë. Na pyetën se në cilin qytet të Turqisë dëshironim të shkonim. Ndërkaq, ne zgjodhëm Bursën, dhe erdhëm në Spitalin Ayten Bozkaya. Fëmija jonë nuk ecte aspak në Kosovë. Këtu arriti sukses të madh dhe brenda një periudhe të shkurtër u ngrit në këmbë”, shprehet Husein Taç, duke shprehur falënderimet e tij.
Ai po ashtu tregon se para se të vinin në Turqi u janë drejtuar mjekëve në Kosovë.
“Njëri nga mjekët na tha se Ozeri nuk mund të ecë. Një tjetër na tha se mund të ecë, mirëpo brenda dy viteve arritëm shumë pak sukses. Lëvizjet e dorës së Ozerit ishin shumë të vogla”, thekson Taç, për të shtuar se në spitalin në Bursa Ozeri ka përmirësuar të folurit dhe ecjen.
Ai tregon se Ozeri do të qëndrojë së bashku me të ëmën për vazhdimin e trajtimit dhe se në Kosovë do të kthehen pas përfundimit të tij pas dy ose dy muajve e gjysmë.
Ai shton se edhe pasi të kthehen në Kosovë, do të vazhdojnë trajtimin. “Ozeri është shumë i lumtur”, tregon Taç.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
December 14, 2014 / By M.I Pastroni veshkat me këto pije
October 3, 2015 / By M.I “10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”
March 24, 2015 / By M.I Lexoje dhe ne 60 sekonda do te te ndryshoje menyren e te menduarit…
May 8, 2015 / By M.I FJALË QË NUK I THUHEN BURRIT ASNJËHERË
December 2, 2015 / By M.I Kur fëmija i ngjan babait e kur nënës ?
February 22, 2015 / By M.I Soda , sekret i bukurisë
January 31, 2015 / By M.I Ai që thotë gjatë ditës shtatë herë
November 14, 2019 / By M.I A e njeh këtë ligj i cili do ta ndryshoj të menduarit tuaj?
October 6, 2019 / By M.I Mos ec me një këpucë
October 5, 2019 / By M.I Mos hani dhe mos pini me dorën e majtë
August 6, 2019 / By M.I Faleni njëri-tjetrin para ditës së Arafatit
August 4, 2019 / By M.I Gjuha e TIGRIT
August 1, 2019 / By M.I Sapo jemi futur në ditët e para të muajit Dhul-Hixheh.
August 1, 2019 / By M.I Sot me 1 Gusht afati i fundit
July 24, 2019 / By M.I Gjashtë këshilla mediale
December 13, 2014 / By M.I Lekura, syt dhe hunda te i posalinduri
December 13, 2014 / By M.I Spondiliatroza, dhe kurat për shërimin e saj
December 13, 2014 / By M.I Simptomat dhe grupmoshat më të prekura nga meningjiti
December 13, 2014 / By M.I Myku Candida në trupin e njeriut
December 14, 2014 / By M.I Organet e trupit që i “tremben” të ftohtit në dimër
December 14, 2014 / By M.I Trajtimi i Kollës ne mjekësine tradicionale Kineze
December 14, 2014 / By M.I Ç’duhet të dinë nënat e reja për beben në dimër
December 14, 2014 / By M.I Pastroni veshkat me këto pije
December 14, 2014 / By M.I Gjithçka që duhet të dini për kapsllëkun
December 14, 2014 / By M.I Diagnoza dhe trajtimi i sëmundjes Tiroide