Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Një milion sirianë janë refugjatë jashtë vendit

Një milion sirianë janë refugjatë jashtë vendit

refugjate

Numri i sirianëve të cilët kanë ikur nga lufta ka arritur në një milion, pasi luftimet shpërthyen dy vjet më parë. Lajmin e bëri të ditur agjencia e OKB-së për refugjatët.

“Mbi një milion njerëz kanë dalë jashtë kufijve të Sirisë, dhe një milion më shumë janë zhvendosur brenda vendit, përderisa mijëra të tjerë vazhdojnë të kalojnë kufirin çdo ditë. Siria po shkon drejt katastrofës në shkallë të plotë”, tha Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres.

“Ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi për të ndihmuar, por kapaciteti ndërkombëtar humanitar nuk mund të shtrihet në zona të rrezikshme. ”

UNHCR tha se niveli i refugjatëve prej një milion personash të regjistruar është i bazuar në të dhëna të freskëta, të marra nga zyrat e saj në Lindjen e Mesme.

Agjencia më parë kishte vlerësuar se numrat do të arrijnë në 1.1 milion refugjatë deri në qershor.

Kryengritja e Sirisë filloi në mars 2011 me protesta kundër sundimit autoritar të Presidentit Bashar Al Asad. Kur qeveria goditi demonstruesit dhunshëm, opozita mori armët dhe konflikti u kthye në luftë. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 70.000 njerëz janë vrarë.

Dhuna e pamëshirshme e Asadit gjithashtu ka shkatërruar shumë qytete, ku qindra mijëra sirianë u detyruan për të kërkuar strehim jashtë vendit. Njoftohet se rreth gjysma e refugjatëve janë fëmijë, shumica nën moshën 11 vjeçare.

/mesazhi/