Terça-feira, 19/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një mesazh ndryshe

Një mesazh ndryshe

Një mesazh ndryshe

Profeti Muhamed -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- ka thënë: “Dhuroni të duheni”.

Dhurata bart në vetveten e saj një kuptim të veçantë e cila padyshim se e kalon vlerën e saj (dhuratës).

Dhurata mes bashkëshortëve është mesazh i dashurisë dhe argument i besnikërisë. Padyshim se për të bërë dhurata do të gjesh mundësi dhe raste të ndryshme si: dy Bajramet, kur vijnë në jetë vogëlushët tuaj, kur del me sukses në studime apo punë, kur bashkëshorti kthehet nga udhëtimi, pas shërimit nga një sëmundje apo kur arrini të zgjidhni një problem që mund t’ju ketë rënë.

Por, dhurata më e bukur është ajo e cila vjen në formë surprize dhe e cila nuk ka shkak tjetër veç dashurisë dhe besnikërisë.

(Visited 83 times, 1 visits today)
Top