Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një kokërr rrushi si bamirësi

Një kokërr rrushi si bamirësi

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Llogaria e tyre do të përfundojë dhe Zoti juaj është Gjykatësi i drejtë i Cili nuk i bën padrejtësi madje as sa pesha e një kokrre të elbit:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ وَإِن تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِن لَّدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًا

“S’ka dyshim se Allahu nuk bën pa drejtë as sa pesha e një korrke elbi, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.”1

وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ

“Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi që llogarisim më së miri.”2

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ

“E kush veproi ndonjë të mirë, që peshon sa pesha e një grimce pluhuri, atë do ta gjejë. Dhe kush veproi ndonjë të keqe, që peshon sa pesha e një grimce pluhuri, atë do ta gjejë.”3

Shiko se sa peshon grimca e pluhurit. Atëherë sa peshon një monedhë, një copë ushqim ose një hurme në bamirësi? Sa peshon një copë ushqim apo hurme që i jepet një njeriu për të ngrënë? Çfarë mund të thuhet në lidhje me personin i cili dhuron shuma të mëdha parash dhe shumë ushqim në bamirësi? Ai do të gjej shpërblimin e tij tek Allahu me kusht që ai ishte i sinqertë dhe i drejtë:

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ

“E kush veproi ndonjë të mirë, që peshon sa pesha e një kokrre pluhuri, atë do ta gjejë. Dhe kush veproi ndonjë të keqe, që peshon sa pesha e një kokrre pluhuri, atë do ta gjejë.”

Thuhet se Ibn Umeri e dha një kokërr rrushi si sadak pas së cilës i thanë atij: “Çfarë është vlerë ka kjo?”

Ai u përgjigj: “Sa peshon kjo kokërr rrushi në peshën e grimcës të pluhurit?”

Me fjalë të tjera nuk duhet nënvlerësuar bamirësia, edhe pse ajo është e vogël. Secili jep sipas mundësisë së tij; monedha, pesë monedha, një kafshatë për lypësin, një hurme, dy hurme dhe kështu me radhë.

Enes bin Maliku ka thënë:

“Një grua erdhi tek Aisha (radijAlahu anha) e cila ia dha tri hurme. Gruaja i dha nga një hurme secilit fëmijë të saj dhe e mbajti një hurme për vete. Të dy fëmijët hëngrën hurmat e tyre dhe filluan të shikojnë nënën e tyre. Ajo pastaj e ndau hurmën e saj dhe ua dha atyre nga një gjysmë. Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) erdhi, Aisha i tregoi atij për këtë. Ai tha: “Allahu ka bërë obligim xhenetin për të, për atë vepër që bëri.”4

Kjo është për shkak se ajo e ndau hurmën e saj dhe i dha bijave secilën gjysmë. Ajo vetë nuk hëngri asgjë. Kjo dëshmon se bamirësia e sinqertë dhe e ndershme, edhe pse e vogël në sasi, përbëhet nga një mirësi e madhe. Gjëja e rëndësishme është që të japësh atë që ke mundësi. Disa mund të dhurojnë 100 monedha, disa 1000 monedha, të tjerët disa monedha të vetme, hurme, artikuj ushqimor, rrobat dhe kështu me radhë. Allahu (Te ala) ka thënë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

”Andaj, sa të keni mundësi keni frikë Allahun.”5

وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ

“Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një grimcë. Ne jemi që llogarisim më së miri.”

Allahu na udhëzoftë të gjithëve.

1 4:40

2 21:47

3 99:7-8

4 Bukhari (1418) dhe Muslimi (2630).

5 64:16

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 86-87 /perlatmuslimane/

(Visited 100 times, 1 visits today)
Top