Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nje histori e dhimbshme por me nje fund te bukur !

Nje histori e dhimbshme por me nje fund te bukur !

Nje histori e dhimbshme por me nje fund te bukur !Me quajne Anita ,dhe ate kohe isha ne muajin e 6 te shtatezanise . Kisha bere Eko dhe e dija se femija im ishte djale . Te gjithe e prisnin me padurim ardhjen e djalit tim ne jete . Madje doja ta quanim Antuan , burri im e kishte fiksim kete emer. Por askush sdo ta merrte me mend se cfare do te ndodhte me pas. Ishte nje nate e acarte ne janar , dhe telefoni bie ne oren 3:00 te nates. Duke qene se un nuk duhet te levizja , u ngrit burri dhe u pergjigj pastaj me shpejtesi doli ne dhomen tjeter. U ngrita dhe e degjova pas deres dhe marr vesh qe vellai im 12 vjecar kishte perfunduar ne spital. Ai u vesh dhe iku ne spital me makinen e tij . Un isha ne ankth , nuk po ndjehesha mire. Shtepia jone ishte e madhe ,se burri im kishte pasuri te medha . Marr makinen time dhe nisem per ne spital. Rruges ndjej kontraktime dhe e humbas vetedijen. Kush do ta mendonte se cdo ndodhte me pas. Un vertete perfundova ne spital ,por si e aksidentuar . Makina me kishte dale jashte kontrollit dhe ishte perplasur me bordurat e rruges. Ne spital mbaj mend vetem ulerimen e mamase time ,kur me pa ashtu ne barrele dhe asgje tjeter. Mjeket kishin arritur te me stabilizonin dhe u zgjova nga mengjesi. Aty shoh babain ,burrin dhe doktorin . Doktori me tha qe femija im ishte ne rrezik si pasoje e impaktit te goditjes ,por mund te shpetohej vetem nese transferohesha ne spitalin kryeqytetit , ndersa vellai im duhej te bente transplantin e veshkes brenda dy oreve ose do te vdiste. Tha : “zonje ju duhet te zgjidhni ” . Pashe e perlotur nga burri dhe zgjodha te shpetoj vellain tim duke bere abortim dhe me pas transplantin e veshkes. Me pas mbaj mend vetem dritat e salles se operacionit dhe kur zgjohem ,marr vesh dicka qe rreqeth mishin dhe sot. Gjate abortimit ,doktoret kishin hequr femijen ,por ai kishte qare ,cka tregoi se ai mund te jetonte. Kjo mrekulli i habiti doktoret dhe e cuan ne inkubator . Operacioni vazhdoi me transplantin e veshkes tim vellai qe e pranoi me sukses. Si pasoje e dy nderhyrjeve kirurgjikale zgjohem pas 21 ditesh kur marr vesh dhe mrekulline dhe dhuraten me te bukur qe mund tme bente Zoti. Djali im kishte shpetuar pasi faktikisht sic treguan analizat kisha qene ne muajin e 7 ,dhe kisha vetem 1 dite qe kisha hyre ne te shtatin. Cfare te doja me shume nga kjo jete? Antuani im gezon shendet te plote ,dhe vellai im gjithashtu ,dhe une jam nena me e lumtur ne bote qe cdo minute FALENDEROJ TE MADHIN ZOT!

(Visited 79 times, 1 visits today)
Top