Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Një filxhan kakao në ditë largon sklerozën!

Një filxhan kakao në ditë largon sklerozën!

Kakao-1400x900Kakao mund të ndihmojë në largimin e sklerozës duke rritur qarkullimin e gjakut në një pjesë të trurit që ka lidhje me kujtesën. Ky është përfundimi i një studimi amerikan të publikuar në revistën ‘Nature Neuroscience’.

Studimi ka zbuluar se një përbërës kyç te kakaoja ndihmon në përmirësimin e kujtesës tek të moshuarit.

Kërkuesit shkencorë vëzhguan 37 persona nga 50-69 vjeç, të cilëve iu dhanë doza të ndryshme kakaoje për tre muaj radhazi.

Më pas, të vëzhguarit u provuan në një test kujtese dhe u vu re që ata që kishin konsumuar më shumë kakao kishin rezultate më të mira sesa ata që kishin konsumuar më pak.