Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Një aktor i famshëm kishte thënë se e gjithë ajo që dëshirone në jetë ishte paraja

Një aktor i famshëm kishte thënë se e gjithë ajo që dëshirone në jetë ishte paraja

Ka njerëz që e kalojnë rininë dhe shëndetin e tyre në akumulim të pasurisë, pastaj ata e harxhojnë pjesën e mbetur të jetës në përpjekje për ta arritur lumturinë, mirëpo e gjithë ajo që e arrijnë është mjerimi. Ose përpiqen ta korigjojnë rininë e tyre, mirëpo i ze pleqëria. Apo përpiqen ta rikthejnë shëndetin, mirëpo sëmundja e pashërueshme i kaplon. Një aktor i famshëm kishte thënë se e gjithë ajo që dëshirone në jetë ishte paraja.

Ai mendoi se paraja do të mund ta bënte njeriun, me të lumtur në botë për njëqind vite! Ai kishte vetëbesim se nëse do kishte para, do të arrinte gjithçka që synonte ta arrijë dhe çdo gjë që e shpresonte do t’i binte në duar. Pas njëzet vitesh Allahu i dha më shumë para se sa dëshironte, mirëpo Ai ia mori shëndetin, rininë dhe ënderrat e tij! Tregohet se ai kishte zakon të thoshte: “Ah, sikur mos ta kisha lutur kurrë Allahun për para. Ah, sikur ta kisha lutur të më lejpte jetë për njëqind vite në varfëri.” Ky njeri nuk ishte mirënjohës për vlerën e shëndetin kështu e humbi atë, dhe e kuptoi se paratë nuk mund të blinin çdo gjë.

(Visited 65 times, 1 visits today)
Top