Domingo, 21/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ngrite pak zërin!” “Ule pak zërin!”



Ngrite pak zërin!” “Ule pak zërin!”

Transmetohet në Mustedrekun e Hakimit me zinxhir të saktë se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ve sel-lem, kaloi pranë Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe ai falej me zë të ulët të përulur, pastaj kaloi pranë Umerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe ai falte namazin e natës me zë më të lartë.
E pyeti Ebu Bekrin, e ai i tha: “O i Dërguari i Allahut, Atë (Allahun) që unë e thërras më dëgjon.”
Kur e pyeti Umerin, i tha: “Që ta dëboj djallin dhe t’i zgjoj ata që janë në gjumë.”
Atëherë, Ebu Bekrit i tha: “Ngrite pak zërin!”, ndërsa Umerit i tha: “Ule pak zërin!”





(Visited 13 times, 1 visits today)




Top