Quinta-feira, 18/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nga ditari i një fëmije…. Nënë nuk po gëzohesh për lindjen time ?



Nga ditari i një fëmije…. Nënë nuk po gëzohesh për lindjen time ?

5 Tetor: Sot u krijova. Jam këtu, tashmë dhe unë ekzistoj sa ndjenjë e pa përshkruar. Por nëna dhe babai nuk e dinë akoma se unë ekzistoj. Jam më i vogël se një farë molle por s’ka problem e rëndësishme është se unë ekzistoj. Ekzistimi në këtë botë mua më mjafton. Akoma nuk dihet se çfarë gjinie do jem mashkull apo femër. Fytyra ime akoma nuk është krijuar por arrij ta ndjejë ekzistimin tim. Ndoshta do bëhem një vajzë dhe në pranverë do mbledh lulet më të bukura në botë.

19 Tetor: U rrita pak por për të lëvizur nuk lëviz dot akoma. Nëna akoma nuk e di por unë ushqehem me gjakun e saj. Gjaku i ngrohtë i saj që qarkullon nga zemra më vjen mua. Që tani i ndjej rrahjet e asaj zemre që do më dojë mua kur të dal në botë. Nëna do më dojë shumë, lindja ime do bëhët një suprizë e bukur për të.

23 Tetor: Filloi të mi japë formë gojës time një dorë që nuk e kam parë hiç. Ndjej në buzët e mia prekjet e asaj dore. Aty ku prek kjo dore më merr formë buza gjuha etj… Mendoni pak pas një viti aty ku prek kjo dorë tani do ketë buzëqeshje. Do derdhen fjalë nga gjuha ime. Më duket se për herë të parë do shqiptoj fjalën nënë, oh sa bukur. Nënë a më dëgjon mua? Me ty do flas, me ty do qesh, me ty do jetoj. Për disa unë nuk ekzistoj akoma por unë jam me të vërtetë. Si nuk jam ja po marrin formë dhe buzët që do qesh në të ardhmen. Pastaj një thërrime buke sado e vogël që të jetë përsëri bukë është. Si thua ti nënë është ashtu apo jo? Ah sikur të më dëgjoje!

27 Tetor: Sot jam më i lumtur, sot më ka filluar një rrahje në trup, më duket se kjo është zemra ime e cila tashmë ka filluar të më rrahë. Kjo zemër gjithë jetën do rrahin ë këtë mënyrë pa pushim. Zemrën time do e mbush plot me dashuri ashtu si nëna ime. Po ta dinte nëna se tashmë po i rrahin dy zemra në trupin e vet vallë sa do u gëzonte. Nënë a nuk më dëgjon ti mua?

2 Nëntor: Çdo ditë e po rritem më tepër. Kanë filluar të më shfaqen edhe krahët e këmbët. Sa të më rriten edhe pak krahët shiko ti nënë se si do të përqafoj. Le të më rriten edhe pak këmbët shih pastaj ti se si do shëtisim bashkë nëpër kopshtet me lule. Ndoshta kur të rritem edhe pak më çon ti në shkollë, si thua nënë?

12 Nëntor: Aaa sa bukur shih shih paskan filluar të më dalin edhe gishtat, sa të bukur, sa të dashur. Aman o Zot shih sa të bukur, me këto gishta do mbledh lule, do i kap nënës dorën, do mbaj lapsin për të bërë detyrat. Ndoshta kur të rritem do shkruaj poezi të bukura për nënën time, nënë a je aty, apo nuk më dëgjon mua? Nënë nuk duroj dot deri ditën që të lindë e të hyj në krahët e tua.

20 Nëntor: Ah më në fund sa mirë shkoj nëna te doktori. Më duket se e kuptoj se jam unë këtu sa bukur. Aa sa bukur Teta doktoresha më pa mua në një ekran të veçantë. E paska emrin Eko sa çudi! Shih shih më nxorri dhe në fotografi. Nënë nuk po gëzohesh për këtë lajm? Mos ki merak ti nënë se pa u bërë mirë një vit do jem në krahët e tu.

25 Nëntor: Tashmë e din dhe babai se unë ekzistoj. Por asnjëri nuk e dinë se unë jam vajzë. Do u bëj surprizë atyre. Ah sa do gëzohen kur të lindi.





10 Dhjetor: Sot mu plotësua fytyra. Tashmë kam dy sy të bukur një hundë të vogël, kam buzë kam faqe te kuqe. Më duket se do i ngjasoj nënës.

13 Dhjetor: tashmë mund të shoh përreth. Gjithandej qenka shumë errësirë por ska problem, unë edhe kështu jam e lumtur. Jam e lumtur sepse ekzistoj. Pas një kohe shumë të shkurtër do arrij të shikoj dritën e diellit, të prek lulet e shumë gjëra të tjera. Kam parë në ëndërr sikur në botë paska diçka që quhet Ylber. Jam kureshtare ta di se çfarë është. Nënë, baba edhe juve do arrij tu shoh pasi të lindi e të rritëm pak. Do njihemi bashkë do qeshim do luajmë sa të lumtur do jemi.

24 Dhjetor: Tashmë veshët më dëgjojnë më mirë. Nënë tani mund t’i dëgjoj rrahjet e zemrës tënde. Ti a m’i dëgjon dot rrahjet e zemrës time? Kam filluar të njoh dhe zërin tënd. Sa të ëmbël që e kë zërin nënë, nuk kam dëgjuar ndonjë herë një zë kaq të ëmbël. Shpresoj se do bëhem një vajzë e bukur dhe e shëndetshme. Nënë do fle në kraharorin tënd, do shikoj fytyrën tënde të bukur, do dëgjoj zërin tënd të ëmbël. A do këndosh ninulla për mua nënë? E di që edhe ty të ka marrë malli shumë për mua. A do më përqafosh nënë? Ti do më duash shumë apo jo nënë?

28 Dhjetor: Nënë çfarë po ndodh? Përse teta doktoresha është e mërzitur, përse sheh ashtu me lot në sy, përse i dridhe duart teta doktoreshës? Nënë ti çfarë ke dukesh sikur ke dhimbje, përse je djersitur? Nënë unë jam këtu mos u mërzit, nëse je e sëmurë do shërohesh për hatrin tim. Do të shëroj All-llahu sepse do lindi unë. Nënë përse të ndryshoj zëri i zemrës, të ndryshuan edhe rrahjet e saj? Çfarë po të ndodhë nënë, të lutem më kthe përgjigje. Përse hesht? Përse nuk më flet mua nënë? Nënë? Ku shkove nënë? E dashur nënë ku jeee nënë? Nënë po dëgjoj një diçka të ftohtë në fytyrën time, çfarë është kjo nënë? Nënë po më prekin fytyrën, po ma copëtojnë fytyrën nëëënë ku jeee? Të lutem nënë bëj diçka po më dërrmojnë. Nënë? Po më këpusin krahun nëëënë? Nënë po më dhemb shpirti të lutem ku je? Nënë po më këpusin këmbët nënë të lutem më ndihmo nëmë? Nënë çfarë po ndodh po këpusin damarët që më lidhin me ty. Nënë po më copëtojnë zemrën, nënë? Nënë? Nën?në?n?

Të shkuara aborti mbaroi. Fëmijën e hoqëm komplet.

Ardit Hoxhllaku

STOP ABORTIT

(Visited 37 times, 1 visits today)




Top