Domingo, 15/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse të thinjen flokët para vaktit

Nëse të thinjen flokët para vaktit

Pyetja:

Selam alejkum!
Desha të di nëse të thinjen flokët para vaktit, po dua të them nëse të zbardhen, atëherë ç’është kjo, ndonjë shenjë për të mirë a për të keq? A kam ndonjë sëmundje?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të thinjurit e flokëve në rini, edhe pse është një gjë e rrallë, nuk është një fenomen i panjohur. Ajo te njerëzit, edhe pse aludon për urtësi dhe maturi, prapëseprapë nuk është e dëshiruar, posaçërisht te më të rinjtë. Te njeriu e thinjura e flokëve është dy llojesh:
-e thinjur e hershme, e cila fillon te disa në moshën e rinisë,
-e thinjur si rezultat i plakjes.
Sa u përket shkaqeve se pse ndodh e thinjura e hershme, mjekët japin disa arsye, nga më të rëndësishmet është trashëgimia, kështu që kjo te ju mund të e jetë trashëguar. Por gjithashtu e thinjura mund të ndodhë edhe për arsye të ndonjë sëmundjeje. Pastaj rol të madh luajnë edhe rrethanat psikike te njeriu, si mërzia, nervozizmi i madh, preokupimi, etj..
Ne ju këshillojmë që për t`u qetësuar rreth këtij problemi të bëni një vizitë te mjeku dhe ndoshta do të arrini të gjeni shkakun se pse ndodh kjo te ju. Kurse nga ana jonë vetëm mund t’ju tregojmë se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e ka ndaluar që muslimani t`i shkulë flokët e thinjur, pasi është shenjë e dhënies së mundit dhe sakrificës në rrugën e Allahut të Lartësuar.
Transmeton Amër Ibn Shuajbi nga babai i tij, e ai nga gjyshi i tij, i cili thotë se Resulullahu, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Mos i shkulni qimet e thinjura (bardha), sepse çdo muslimani që i zbardhet një qime në Islam, ajo do t’i bëhet dritë në Ditën e Kiametit.” Shënon Ebu Davudi.
Alaudin Abazi

(Visited 126 times, 1 visits today)
Top