Sexta-feira, 22/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse sperma e mashkullit e tejkalon të gruas i përngjanë atij, ndërsa nëse fara e gruas e tejkalon atë të mashkullit i përngjanë asaj

Nëse sperma e mashkullit e tejkalon të gruas i përngjanë atij, ndërsa nëse fara e gruas e tejkalon atë të mashkullit i përngjanë asaj

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se pse fëmija nganjëherë i gjason të atit e nganjëherë nënës së tij dhe ka thënë: “Nëse sperma e mashkullit e tejkalon të gruas i përngjanë atij, ndërsa nëse fara e gruas e tejkalon atë të mashkullit i përngjanë asaj” [Buhariu, “Menakibu-l-Ensar,” 7/212 “Tefsir”, 8/125]Muslimi në këtë “Sahih” transmeton se i Dërguari i ALlahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse sperma e mashkullit e mbisundon atë të femrës, me dëshirën e Allahut fëmija do të jetë mashkull. Nëse sperma e femrëse mbisundon atë të mashkullit, me dëshirën e Allahut fëmija do të jetë femër.” [Muslimi, nr.317]

Në aspektim e përdorimit me vend të termit të hadithit të fundit, Ibn Kajjimi është i përmbajtur. Termet e hadithit të parë janë më me vend. Përcaktimi i gjinisë së fëmijës nuk ka shkakun e tij natyror. Allahu i Lartësuar e urdhëron melekun që ta krijojë ashtu siç dëshiron Ai. Për këtë shkak, përcaktimi i gjinisë ndodhë bashkë me përcaktimin e fatit, përcaktimin e orës së vdekjes, a do të jetë fatlum apo fatkeq në aspektin e fesë.”

(Visited 701 times, 1 visits today)
Top