Quinta-feira, 3/12/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse shkon për të fjetur lexo Ajetin Kursij, derisa ta përfundosh të gjithë Ajetin, dhe do të të ruajë Allahu gjatë gjithë natës, dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan derisa të vijë mëngjesi!

Nëse shkon për të fjetur lexo Ajetin Kursij, derisa ta përfundosh të gjithë Ajetin, dhe do të të ruajë Allahu gjatë gjithë natës, dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan derisa të vijë mëngjesi!

Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu –, i cili thotë: I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – më ngarkoi që të ruaja Zekatin e Ramazanit. Pas kësaj, erdhi dikush dhe filloi të vjedhë prej ushqimeve të grumbulluara! Unë e zura atë dhe i thash: Pasha Allahun, do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Ndërsa ai më tha: “Unë jam nevojtar, kam familje për të mbajtur dhe jam shumë në nevojë!”

Për shkak të kësaj, e lëshova atë! Kur erdhi mëngjesi më tha Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “O Eba Hurejrah! Çfarë bëri i burgosuri yt mbrëmë?”

I thashë: O i Dërguari i Allahut! U ankua se kishte nevojë të madhe dhe familje për të mbajtur, prandaj unë u tregova i mëshirshëm me të dhe e lash të largohet!

I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ai të ka gënjyer dhe do të kthehet prapë!”

Kështu, unë e mësova se aido të kthehet prapë për shkak të fjalës së të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që ai do të kthehet! Prandaj, unë e prita atë! Më vonë, ai erdhi përsëri të vjedhë prej ushqimeve, unë e kapa atë dhe i thashë: Do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Ai më tha: “Më lësho, sepse unë jam nevojtar, kam familje për të mbajtur dhe nuk do të kthehem më!” Prandaj e fala atë dhe e lash të largohet! Kur erdhi mëngjesi, i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – më tha: “O Eba Hurejrah! Çfarë bëri i burgosuri yt?”

I thashë: O i Dërguari i Allahut! U ankua se kishte nevojë të madhe dhe familje për të mbajtur, prandaj e fala atë dhe e lash të largohet! I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ai të ka gënjyer,  dhe do të kthehet prapë!”

Kështu, unë e prit atë edhe natën e tretë, dhe ai erdhi përsëri të vjedhë prej ushqimeve, kështu që e zura atë dhe i thashë: Do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Dhe kjo hera e tretë dhe e fundit, sepse ti pretendon se nuk do të kthehesh më dhe pastaj kthehesh përsëri! Ai më tha: “Më lejo të të mësoj disa fjalë, me të cilat do të të bëjë dobi Allahu ty!

Unë i thashë: Cilat janë ato fjalë?

Ai tha: “Nëse shkon për të fjetur lexo Ajetin Kursij, derisa ta përfundosh të gjithë Ajetin, dhe do të të ruajë Allahu gjatë gjithë natës, dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan derisa të vijë mëngjesi!”

Kështu që, e lash të largohet dhe kur erdhi mëngjesi i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – më tha: “Çfarë bëri i burgosuri yt mbrëmë?”

I thash: O i Dërguari i Allahut! Ai Pretendoi se do të më mësojë disa fjalë me të cilat do të më bëjë dobi Allahu, prandaj e lash të largohej!

I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Cilat janë ato fjalë?”

I thash: Më tha, nëse shkon për të fjetur lexo Ajetin Kursij nga fillimi derisa ta përfundosh atë dhe më tha: Allahu do të të ruajë gjatë gjithë natës, dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan derisa të vijë mëngjesi.

(Sahabët ishin njerëzit më të zellshëm për mirësinë)

Atëherë, i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ta ka thënë të vërtetën, ndërsa ai është gënjeshtar! A e di se kush është ai që fliste me ty prej tre netësh o Eba Hurejrah?”

I thash: Jo! I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem!

Tha: “Ai ishte shejtani!” [Bukhari 2311]

(Visited 126 times, 1 visits today)
Top