Domingo, 15/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse nuk doni që shkolla ta thyej fëmijën tuaj, këto 12 këshilla do t’ju ndihmojnë shumë

Nëse nuk doni që shkolla ta thyej fëmijën tuaj, këto 12 këshilla do t’ju ndihmojnë shumë

Nëse nuk doni që shkolla ta thyej fëmijën tuaj, këto 12 këshilla do t’ju ndihmojnë shumë.

  1. Para shkollës nuk duhet ngarkuar fëmijët. Deri në moshën 6-7 vjeçe truri i fëmijës fiziologjikisht nuk është i gatshëm të pranojë vëllim të madh të informatave. Ju do të humbni para, e fëmija – fëmijërinë.
  2. Mos kërkoni që nga klasa e parë “shkollë të fortë”. Në klasa të ulëta për fëmijët më me rëndësi është që të arrijnë komforin psikologjik. Prandaj zgjidhni shkollën normale, afër shtëpisë. Fëmija nuk do të humb kohë dhe fuqi për shkuarje dhe kthim, dhe më lehtë do të ketë që të ndërtojë marrëdhëniet me shokët e klasës të cilët gjenden në fqinjësi.
  3. Mësuesja e parë nuk duhet të jetë e rreptë por e mirë. Ju nevojitet mësuese adekuate e cila i do fëmijët dhe punon në shkollë sepse e do atë punë. Prandaj, shkoni në pranverë në shkollë dhe interesohuni te prindërit e fëmijëve që janë në klasë të katërt.
  4. Shkolla është përgjegjësi e fëmijës tuaj e jo e juaja. Mund të merrni pushim dy javët e para kur e keni fëmijën në klasë të parë, e pastaj merruni vesh me fëmijën: “Mua nuk më bezdisë shkolla jote, dhe unë nuk do të të bezdisi ty”.
  5. Mos pyetni se çfarë ka ndodhur në çdo orë dhe të reagoni tepër për nota. Le të bëhet shkolla tema tabu. Nëse fëmija dëshiron të flas për shkollë, flisni; nëse nuk dëshiron – nuk duhet që t’i nxirrni fjalët me dana.
  6. Detyrat e shtëpisë nuk duhet bërë me fëmijët, nuk duhet t’i përgatitet çanta, nëse ka harruar diçka, nuk duhet të bezdisemi. Mendoni pak për vete – ai fëmijë duhet të kujdeset për juve në pleqëri. E nëse ju gjithçka bëni në vend të tij, ky nuk do të jetë problem i vogël në të ardhmen.
  7. Natyrisht se duhet të ndihmoni fëmijën tuaj. Por së pari fëmija duhet t’ju pyes: “Mëmë unë këtë nuk po e kuptoj?” E jo që ju dalëngadalë t’i afroheni dhe të pyesni se a i duhet ndihmë.
  8. Nëse mësuesi nuk e do fëmijë e juaj, problemi duhet të zgjidhet. Provoni së pari të bisedoni me mësuesin, pastaj me drejtorin, dhe nëse nuk ka sukses – shkoni tutje. Mund ta bartni në klasë tjetër e ndoshta edhe në shkollë tjetër. Në asnjë mënyrë nuk duhet lënë fëmijën në gjendje permanente të stresit.
  9. Puberteti është periudha më e vështirë për fëmijën e juaj. Fillon prej moshës 12-14 vjeçe dhe zgjatë deri në 15-16 vjet. Kjo është kohë e ndërrimeve të komplikuara psikike dhe fizike. Pikërisht në këtë periudhë fëmijët kanë provime pranuese. Fëmija mund të mësojë dobët, prej nxënësit të shkëlqyer mund të bëhet i mirë. Nëse nuk dëshironi konflikte dhe probleme më të rënda, duke përfshirë tentime vetëvrasjeje – lëreni fëmijën të qetë. Detyra juaj është që ajo periudhë të kalojë sa më qetë dhe i gjithë makthi të kryhet sa më shpejtë.
  10. Nuk duhet të bihet në konflikt të hapur me shkollën – është shumë e besueshme që do ta humbni betejën. Kur ju thërrasin në bisedë dhe ju flasin për shkollën e fortë, programin e komplikuar dhe nevojën që të merreni me fëmijën tuaj – mos kundërshtoni. Dhe vazhdoni të punoni me tuajën.
  11. Nuk është e nevojshme që posaçërisht të zhvilloni talentet e fëmijës nëse fëmija nuk do. Talenti duhet të ofrojë kënaqësi, e jo që të shfrytëzohet. Nuk duhet të jepet zor, të kërkohen pedagogët në mënyrë që dikush t’ju jep përgjigje se “çfarë fshihet në te?”
  12. Më me rëndësi është që të mësoni ta pranoni fëmijën e juaj duke mos pritur asgjë nga ai. Nuk është me rëndësi nëse ai mëson, dojeni atë ashtu çfarë është dhe çfarëdo që bën. Po, kur do t’i ketë 15 vjet do të jetë më vështirë se kur i kishte 5. Fëmija nuk duhet të shkaktojë te ju ndonjë refuzim. Por që të jetë ashtu, duhet së pari të doni veten

(Visited 232 times, 1 visits today)
Top