Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse ke vesvese në jetë , në fe (gjatë namazit,gjatë abdestit)

Nëse ke vesvese në jetë , në fe (gjatë namazit,gjatë abdestit)

“Pëshpëritja e shejtanit ndërpritet me leximin e lutjes “eudhu bil-lahi…” (Kërkojë mbrojtjen e Allahut xh.sh. prej shejtanit të mallkuar) dhe duke mos menduar në lidhje me pëshpëritjen e tij.
Mirëpo, kur shejtani të pëshpërit: “Nuk e ke larë fytyrën tënde (gjatë abdesit!)” duhet t’i thuash: “Po! Unë e kam larë fytyrën time.”
Nëse i bie ndërmend gjatë namazit se nuk e ka bërë nijet dhe nuk ke thënë tekbirin, atëherë le të thotë me vetvete në zemrën e tij, dua të them, le të thotë: “Po! Unë e kam bërë nijet dhe kam thënë tekbirin.”
Ai duhet të qëndrojë fort në të vërtetën dhe të largojë pëshpëritjen e shejtanit që e kundërshton.
Shejtani kur e vëren fuqinë, palëkundshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tij në rrugën e të vërtetës, ai do të largohet prej tij.
Në të kundërtën, shejtani sapo të vërejë se po i pranon dyshimet, gjërat e paqarta dhe të pasigurta, se i dëgjon e ju përgjigjesh pëshpëritjeve të shejtanit dhe mendimeve të këqija, ai do të fusë aso mendime dhe në një vëllim aq shumë të madh në të cilën s’do të ketë mundësi që t’i kundërshtojë.
Me këtë rast, zemra e tij do të bëhet strehim i asaj që i frymëzojnë dhe që i thonë bisedat e stolisura të shejtaneve në pamjen e njerëzve dhe të xhinëve.
Pas kësaj, ai ngadalë do të kalojë në gjëra më të rënda, derisa shejtani ta çojë në humbje e në shkatërrim.” (Der’ut-te’arud, Iben Tejmije)

(Visited 335 times, 1 visits today)
Top