Domingo, 15/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Nëse ju tringëllojnë veshët, gjithësesi duhet ta lexoni këtë

Nëse ju tringëllojnë veshët, gjithësesi duhet ta lexoni këtë

Tringëllima në vesh është ndjesia e të dëgjuarit të tingujve kumbues, gumëzhimave, fishkëllimave apo zhurmave të tjera të vazhdueshme apo të ndërprera.

Dukuria e njohur si “tinitusi”, është shumë normale në SHBA, ku gati 50 milion njerëz e përjetojnë. Për shumicen prej tyre është thjeshtë bezdi dhe asgjë më shumë por nëse kjo ndodh vazhdimisht mund të shkaktohet në problem për gjumin, përqëndrimin dhe proceset e tjera ditore, transmeton lajmi.net

Shpesh zhurmat në vesh janë shkaktar i pagjumësisë dhe i stresit, sipas mjekësisë.

Edhe pse tringëllima shpesh është e lidhur me humbjen e dëgjimit, ajo nuk e shkakton dhe as nuk e nxitë humbjen e dëgjimit.

Megjithatë, ekzistojnë disa shkaktarë që e nxisin tringëllimen të ndodhë, në njërën ose tjetrën trajtë të saj.

Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave me intensitet të lartë është njëri dhe mund të themi shkaktari kryesor i tringëllimave në vesh. Përveç zhurmave në vesh, mund të shkaktojë edhe humbje të përhershme të dëgjimit.

Një shumëllojshmëri e kushteve dhe sëmundjeve të tjera mund të çojë tek tringëllima në vesh, duke përfshirë:

– Bllokime të veshit për shkak të dyllit apo ndonjë infeksion i veshit. Mund të jetë edhe ndonjë sëmundje e nervit, e tillë si tumor.
– Aspirina, disa lloje të antibiotikëve, anti-inflamatorët, qetësuesit, ilaqet kundër depresionit si dhe medikamentet kininë.
– Procesi i natyrshëm i plakjes së njeriut.
– Sëmundja Meniere, e cila ndikon në pjesën e brendshme të veshit ose sëmundja Otosclerosis, që dëmton eshtrat e veshit të mesëm.
– Kushte të tjera mjekësore si tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare, probleme të qarkullimit të gjakut, anemi, alergji, probleme me gjëndrat tiroide apo diabeti.
– Probleme shëndetësore të qafës apo nofullës.
– Lëndime të kokës apo të qafës.
– Tringëllima në vesh vjen edhe nga alkooli, duhani apo droga të tjera por mjekët kanë treguar se edhe lodhja e stresi ndikojnë mjaft shumë.

Për shkak të lidhjes me disa sëmundje të rrezikshme, ekspertët thonë se duhet të këshilloheni patjetër me mjekun tuaj nëse keni zhurma të tilla në vesh./lajmi.net

(Visited 91 times, 1 visits today)
Top